Workshop për ndarjen e planit operacional për periudhën 2014-2015 me bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e dldp

 Tiranë, e Premte 20 Qershor 2014 – Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal i finacuar nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran organizoi një workshop për ndarjen e planit operacional të dldp për periudhën 2014-2015 me të gjithë bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e dldp.
Pjesëmarrës në këtë workshop ishin drejtues e ekspertë nga organizatat e angazhuara në programin e dldp, zyrtarë nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike, përfaqësues të Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Shqiperi, përfaqësues nga programe të tjera, Shoqata Shqiptare e Bashkive, si dhe stafi i dldp. Ofruesit e shërbimeve u njohën me paketa të ndryshme të projektit të dldp, që do të zhvillohen dhe zbatohen në periudhën 2014 – 2015.

Në fjalën e saj, Znj. Valbona Karakaçi, menaxhere e programit, u ndal në arritjet dhe aktivitetet kryesore të zhvilluara nga programi për periudhen janar – qershor 2014, objektivat e programit,  rezultatet e pritshme. Në prezantimin e saj u paraqitën ndryshimet kryesore (të pritshme) në fushën e decentralizimit dhe qeverisjes lokale në Shqipëri, fushat tematike në të cilat vepron dldp dhe nivelin e ndërhyrjes.
Prezantimi i Zonave funksionale si një përzgjedhje strategjike u mbajt nga eksperti i dldp, Z. Blendi Bushati. Në fjalën e tij, Z. Bushati u fokusua në konceptin e zonave funksionale të para si një pikë fillestare për një kuptim më të mirë të territorit, si një variabël për përzgjedhjen e partnerëve të dldp, si edhe si një program zhvillimi.     
Prezantimet e tjera të mbajtuara nga nëpunësit e programit të dldp u fokusuan në dhënien e një informacioni të detajuar për fushat: menaxhimi i mbetjeve, menaxhimi i financave publike, zhvillimi institucional dhe politikë-bërja, platforma e menaxhimit të njohurive, si dhe qeverisja elektronike. Për secilën prej ketyre fushave u prezantuan aktivitetet kryesore që do të zhvillohen, rezultate e pritshme, metodologjia që do të aplikohet në implementimin e këtyre aktiviteteve, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit kryesore, kush përfiton (direkt apo indirekt) prej tyre, si dhe periudhën e zhvillimit të këtyre aktiviteteve.

Për më shumë referohuni në prezantimet (vetëm ne variantin anglisht).  

Plan of Operations July 2014 – December 2015

dldp Functional  Area program

dldp support on EU eGOV eKM Institutional Policy

dldp support on PFM

dldp support on waste management