Komiteti drejtues

Çfarë është Komiteti Drejtues (KD)?

Programi për Zhvillim Lokal dhe Decentralizim (dldp) është pjesë e programit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SCO-A) në Shqipëri, bazuar në marrëveshje kuadër mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Zvicrës.
Dldp qeveriset nga një Komitet Drejtues Nacional, i cili mblidhet rregullisht.
Funksionet kryesore të tij janë:

• të sigurojë që zbatimi i dldp-së është në përputhje me qëllimet dhe objektivat kryesore, dhe rezultatet e pritura të përshkruara në dokumentin e projektit;
• të sigurojë që zbatimi i projektit kontribuon në dialogun politik për decentralizimin dhe qeverisjen vendore në vend;
• të sigurojë rrjedhën dhe shkëmbimin e informacionit për zhvillimet përkatëse kombëtare, si edhe lidhjet dhe kontaktet me aktorët e nivelit kombëtar;
• të sigurojë që qëndrueshmëria e ndërhyrjeve të dldp-së të garantohet sa më shumë të jetë e mundur.

Dldp siguron sekretariatin e Komitetit Drejues.