MBËSHTETJE PËR AKSESIN NË FONDE MCP DHE IPA CBC
Dldp-ja i ka konsoliduar tashmë praktikat e Menaxhimit të Ciklit të Projekteve (MCP) dhe risitë si MCP ndër-NJQV në kurrikula trajnimi të mirë-hartuara, të cilat do të shpërndahen në NJQV-të e pesë qarqeve. Paketat e konsoliduara janë një kombinim i njohurive teorike, si dhe i praktikave të punës dhe kuadrit ligjor ekzistues. Ato do të përdoren për të mbështetur NJQV-të që marrin pjesë në konkursin e fondeve grant dhe të gjithë ata të interesuar për të patur akses në fonde të tjera të mundshme, të projektuara specifikisht për projekte ndërvendore mes NJQV (si ato të RDP-së dhe Këshillit të Evropës). Përveç kësaj, dldp 2 ka arritur të hartojë një manual për zbatimin e projekteve të IPA CBC. Zona e projektit është e vlefshme për tre skemat CBC ( Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni). Manuali pasqyron udhëzimet e BE-së dhe përfshin madje edhe raste studimore nga njësitë e qeverisjes vendore shqiptare që i kanë kaluar procedurat e një financimi dhe zbatimi të tillë. Dldp-ja ka si qëllim që me forcimin e bashkëpunimit me sekretariatet e BE-së në vendet përkatëse të trajnojë NJQV-të për të patur akses dhe për të zbatuar projekte të tilla. Kjo është një nga mundësitë e kufizuara për akses në fondet e jashtme, që kanë aktualisht NJQV-të shqiptare. Trajnimet do të jenë të hapura për të gjitha njësitë e qeverisjes vendore në pesë qarqe.
Të dyja kurrikulat MCP grupi i ekpertëve ndërvendor dhe IPA CBC BE do të konsolidohen/përditësohen më tej duke përdorur rastet që vijnë nga zbatimi i fondeve tradicionale grant të dldp-së nëpërmjet të cilave do të inkurajohen projektet ndër-NJQV si dhe pritet të zhvillohet raundi tjetër i ardhshëm i IPA CBC (2015). Dldp-ja nuk do t’i financojë projektet/propozimet IPA CBC, por do t’i mbështesë NJQV-të me asistencë teknike për të patur akses dhe për të zbatuar projekte nga të dyja burimet e mësipërme me qëllim që të mundësojnë NJQV-të të rrisin aksesin e tyre në fonde të tjera dhe të kontribuojnë në politikat e BE-së që adresojnë interesa lokale.
Ndryshimi i pritshëm duhet të jetë:
• Më shumë projekt propozime të prezantuara në IPA CBC me një cilësi më të mirë
• Cilësia dhe standardet e projekt propozimeve të zbatimit dhe monitorimit të projekteve në NJQV-të e mbështetura përshtatet me praktikat e mira.
• Është forcuar roli i NJQV-ve në politikat e hartuara në kuadër të BE-së që adresojnë nevojat lokale