Arritjet e dldp-së gjatë 2017 në Fondet Grant dhe Planet e Përgjithshme Vendore

60% e Njësive Administrative në 12 Bashki të përfshira në skemë kanë përfituar nga fondet grant të dldp-së shumën prej 1.56 milion CHF, në 3 fusha të ndërhyrjes: (i) infrastrukturë, (ii) menaxhim mbetjesh, dhe (iii) shërbime administrative.

Modeli i menaxhimit të fondit grant ka mundësuar mbështetje për 15 projekte. Gjatë 2017 dldp ka menaxhuar përfundimin e të gjitha projekteve, përfshi këtu edhe finalizimin e çështjeve administrative. Në të gjitha prej 12 bashkive përfituese, 69 NJQV (ose 80%) përfituan nga projektet e mbështetura nga dldp.

 

Shpërndarja e fondit grant të dldp

 

Nr Bashkia Projekti Tipi I projektit
1 Malësi e Madhe Përmirësim i sistemit të menaxhimit të mbetjeve lokale Menaxhim i Mbetjeve
2 Shkodër Zgjerim i zbatimit të OSSH në 5 NJQV dhe 5 qendra të qytetit Zyra me Një Ndalesë
3 Shkodër Përmirësim shërbimi & praktika të mira Menaxhim i Mbetjeve
4 Vau Dejës Zbatim i OSSH në qendër dhe në një NJQV Zyra me Një Ndalesë
5 Pukë Përmirësim i sistemit të menaxhimit të mbetjeve lokale Menaxhim i Mbetjeve
6 Lezhë Shtrirje e zbatimit të OSSH në 2 NJQV Zyra me Një Ndalesë
7 Lezhë Mbështetje në optimizimin e mbetjeve Menaxhim i Mbetjeve
8 Tropojë Rivitalizim Urban & tregti artizanale Infrastrukturë
9 Kukës Rindërtim i qendrës sociale Infrastrukturë
10 Dibër Përmirësim i sistemit të menaxhimit të mbetjeve lokale Menaxhim i Mbetjeve
11 Mat Zbatim i OSSH në qendër dhe në 7 NJQV Zyra me Një Ndalesë
12 Klos Zbatim i OSSH në qendër dhe në 3 NJQV Zyra me Një Ndalesë
13 Durrës Rindërtim i Urës në Jubë & përmirësim i rrugës Infrastrukturë
14 Durrës Përmirësim i shërbimit të grumbullimit të mbetjeve lokale Menaxhim i Mbetjeve
15 Shijak Zhvillim i politikave të menaxhimit të mbetjeve lokale Menaxhim i Mbetjeve
16 Tropojë Përmirësim i infrastrukturës së menaxhimit të mbetjeve Menaxhim i Mbetjeve

Në 2017, mbështetur nga dldp-ja, Planet e Përgjithshme Lokale janë përshtatur mirë me Planin Rajonal të Alpeve. 5 GLP-të u përfunduan dhe 2 prej tyre u miratuan me një shpejtësi të shkëlqyer dhe prezantuan instrumente inovative të pjesëmarrjes si përfshirja e Diasporës.

Gjatë procesit të zhvillimit të GLP-ve në pesë bashkitë e mbështetura dldp i dha një vëmendje të veçantë futjes së platformave të reja të konsultimit me grupe të veçanta interesi. Dldp arriti të përfshijë diasporën shqiptare (të Malësisë së Madhe dhe Tropojë) në kontributin në proceset e GLP, duke iu përgjigjur edhe objektivave të Qeverisë Shqiptare drejt Diasporës shqiptare.

Për t’iu përgjigjur sfidave të paraqitura nga zbatimi i menjëhershëm i GLV-ve, i cili përfshin problemin e financave vendore, dldp organizoi një vizitë studimore për bashkitë Lushnje dhe Kuçovë, të cilat kanë karakteristika të ngjashme dhe kontekstin e zhvillimit si partnerët e dldp-së dhe i kanë miratuar GLP- me qëllim që të shkëmbejnë dhe të mësojnë nga njëri-tjetri.

Konferenca Ndërkombëtare mbi “Migracionin, Diasporën dhe Zhvillimin në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor” shërbeu si një platformë e larmishme dhe gjithëpërfshirëse (akademikë, politikë, hulumtues, ekspertë lokalë, biznesmenë, fetarë etj.) për të diskutuar çështje të lidhura me diasporën në kontekste të ndryshme, duke përfshirë nivelin lokal, ku dldp kishte mundësinë të ndante modelet e angazhimit të Diasporës në proceset lokale (p.sh. korniza e GLP) me një gamë të gjerë të palëve të interesuara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarë.
Duke përfunduar angazhimin e saj në planifikimin strategjik lokal, dldp mbështeti Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe NTPA për të organizuar Forumin e Planifikimit të Territorit Lokal, duke integruar njohuritë e tij dhe elementët inovativë (p.sh. angazhimi i diasporës dhe lidhja e GLP me PBA) në proces.

Arritjet gjatë 2014 në Zonat Funksionale

“Studimi rreth Zonave Funksionale në Shqipëri”, ka prezantuar dhe përcaktuar metodologjinë e 8 Zonave Funksionale në 5 Qarqe (Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës dhe Durrës) ku bashkëpunon programi Dldp.

Dldp ka kontribuar përmes studimit të Zonave Funksionale edhe në procesin e Reformës Administrative Territoriale, por gjithashtu edhe në planifikimin e implikimeve të mëtejshme praktike të kësaj përqasje e konceptualizuar si një “Programi i Zonës Funksionale” (PZF). PZF është menduar si një mjet zhvillimi për njësitë e reja (të shkrira) të qeverisjes vendore (NJQV-të) që do të rezultojnë pas zbatimit të reformës.

Po ashtu, në lidhje me partnerët e tjerë në fushën e zhvillimt, projekti  STAR/UNDP ka marrë përsipër replikimin e Studimit të Zonës Funksionale në rang vendi.

MBËSHTETJE PËR AKSESIN NË FONDE MCP DHE IPA CBC

•    Programi ka bashkë-financuar rreth 1 milion Euro në dy raunde në skemën e granteve konkurruese në qarqet e Shkodrës e Lezhës. Numri i projekteve të bashkë-financuara në të dyja raundet ishte 23 nga 33 aplikime të hartuara plotësisht.
•    21 nga 54 NJQV të dy qarqeve përfituese morën pjesë me të paktën një projekt të financuar (kjo përbën rreth 40 % të numrit total të NJQV-ve në qark). Lloji i projekteve të bashkë-financuara i përgjigjet mirë nevojave konkrete dhe prioriteteve në nivel lokal. Projektet përfshinin përmirësimin e shërbimeve publike, duke promovuar veçanërisht dy shërbime të rëndësishme të tilla si ndërhyrje në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe përmirësim në fushën e informimit dhe komunikimit nëpërmjet projekteve me një ndalesë në 5 NJQV dhe në fushën e planifikimit urban.
•    Rreth 189 637 persona (94237 gra/95 400 burra, 2603 me aftësi të kufizuara) kanë përfituar dhe pothuajse 200 anëtarë stafi të NJQV-ve (68 gra/132 burra) janë trajnuar në menaxhimin e ciklit të projektit, prokurimin publik, etj.
•    Përdorimi i udhëzuesve ekzistues financiarë dhe udhëzuesve për prokurime kombëtare si dhe përdorimi i sistemeve të thesarit për zbatimin e projekteve kanë qenë të një rëndësie të madhe për përfaqësuesit e Qeverisë Qendrore dhe asaj Vendore. Për këtë arsye, dldp-ja ka zbatuar mbështetje për buxhetin dhe procedura elektronike për të përmirësuar ofrimin e prokurimeve dhe shërbimeve (përfshirë dhe prokurimin ndër-NJQV).
•    Projektet e bashkë-financuara nga dldp-ja kanë qenë efektive në lidhje me koston. U përgatit një raport i analizës kosto-përfitim për ndërhyrjet e dldp-së. Indikatorë të përzgjedhur të tillë si kosto/m2 dhe kosto/përfitues në një mostër të një madhësie të madhe në projekte infrastrukture krahasohen shumë mirë me projekte të tjera në vend që kanë ecur shumë mirë.
•    Është siguruar pjesëmarrja e qytetarëve në fondin grant. Takime individuale, takime me grupe nga komuniteti, shpallje publike, përdorim interneti, faqe interneti tradicionale dhe faqe të medias sociale, pjesëmarrja e përfaqësuesve të komunitetit në monitorimin e projektit ishin të gjitha metoda për informimin dhe mobilizimin e komunitetit, metoda këto të përdorura për të rritur pjesëmarrjen e qytetarëve gjatë zbatimit të projekteve. Kjo gjë përfshin një cikël të plotë pjesëmarrjeje gjatë përzgjedhjes së prioriteteve, transparencë dhe përgjegjshmëri gjatë zbatimit, diskutime të hapura mbi problemet që dalin gjatë zbatimit dhe matje të kënaqësisë së përfituesve në fund të projektit. Një mesatare prej 80 % e atyre që iu përgjigjën vlerësimit të përfituesve thanë se cilësia e projektit të zbatuar ishte e mirë ose shumë e mirë dhe më shumë se 75 % e të anketuarve thanë se ishin të informuar mbi detajet e projektit.