Arritjet e dldp gjatë vitit 2017 në Menaxhimin e Financave Vendore

SDP & PBA është plotësisht e integruar në kuadrin nën-ligjor të planifikimit dhe buxhetimit, duke arritur kështu një objektiv të rëndësishëm të Strategjisë së Decentralizimit.

Konsolidimi i dokumenteve të reja strategjike ka qenë një tipar i rëndësishëm i kësaj periudhe pune, për shkak jo vetëm të dokumenteve të përsëritura të përgatitur, por edhe të Buxheteve vjetore dhe afatmesme ose Paketave fiskale.

Dldp ka kontribuar në krijimin e një modeli për krijimin e Përgjegjshmërisë dhe Transparencës si parime themelore të demokracisë lokale të ushtruara në nivel të NJQV-ve, duke krijuar platformën e  e-Transparencës në MFP për Bashkitë e Shkodrës dhe Durrësit dhe duke e bërë atë të aksesueshëm për qytetarët.

Grupet tematike të punës në financat vendore kanë vazhduar në sajë të një bashkëpunimi shumë të mirë me donatorët (GIZ dhe PLGP / USAID) duke prodhuar rezultate konkrete. Në sektorin e MFP-së, dldp vazhdoi të ofronte kontribute në platformat e ndryshme të konsultimit për hartimin e ligjit për financat vendore deri në miratimin e ligjit nga Parlamenti në maj 2017. Për të ndihmuar bashkitë të përgatisin PBA-në duke përdorur mjetin e planifikimit financiar, dldp mbështeti krijimin e një zyre pune, si një mekanizëm i ri i themeluar në marrëveshje me MF, i cili siguron riprodhueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e këtij produkti.

Janë organizuar dy ngjarje kombëtare që fokusohen në menaxhimin e financave publike: Njëra është përqendruar në përgatitjen vjetore të buxhetit të qeverisë vendore, ndërkohë që ngjarja tjetër i është kushtuar ligjit të ri për financat vendore.

Dldp me sukses dhe në mënyrë të konsiderueshme solli njohuri nga eksperienca praktike e qeverisjes vendore dhe nga ekspertiza ndërkombëtare në proceset e krijimit të politikave. Në vitin 2017, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin për Financat Lokale, i cili ishte një kontribut shumë i suksesshëm i dldp-së dhe programit partner PLGP.

Arritjet gjatë 2014 për Menaxhimin e Financave Publike

Dldp ka ndarë dhe diskutuar me ekspertët e Njësive të Qeverisjes Vendore dy dokumente të rëndësishme mbi menaxhimin e financave vendore të hartuara në bashkëpunim me ekspertët vendor dhe ndërkombëtar gjatë fundit të viti të kaluar dhe fillimit të këtij viti. Dy raportet janë:

Raporti i Vlerësimit dhe Monitorimit të dldp për mbështetjen që ju është ofruar NjQV gjatë vitit 2013 në hartimin e paketës fiskale.  Ky raport është rezultati i një vlerësimi tematik, prandaj vlerësimi i ndikimeve të tij duhet konsideruar vetëm në lidhje me një komponent të programit, atë të mbështetjes të paketës fiskale. Ndikimi i programit përsa i përket aspekteve të tjera të mbështetur nga dldp si Planifikimi Strategjik dhe Planifikimi Buxhetor Afatmesëm, mund të konsiderohet vetëm për aq sa mbështetja e paketës fiskale ka patur ndikim në indikatorët respektivë që shërbejnë për të monitoruar këto aspekte të cilat këtu janë referuar si indikatorë global të ndryshimit.

Gjithashtu dldp ka ndarë me ekspertë edhe dokumentin “Parashikueshmëria e të Ardhurave dhe Qëndrueshmëria e Qeverisjes Vendore në Shqipëri”. Qëllimi i këtij raporti është të shqyrtoj parashikueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e të ardhurave të qeverisjes vendore në Shqipëri, të identifikojë modelet e shpërndarjes së të ardhurave dhe ndikimet e mundshme të ndryshimeve strukturore në sistemin e taksave ndërqeveritare.

Dldp prezantoi gjetjet e identifikuara nga hartimi i këtyre dy raporteve në tryeza diskutimesh dhe hartimin e politikave kombëtare në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Vendore dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm. Disa nga gjetjet dhe sugjerimet e raporteve u pasqyruan në strategjinë ndërsektoriale të decentralizimit.

Plani i Zhvillimit Strategjik dhe Plani Buxhetor Afatmesëm janë ndarë me Instrumentet e Menaxhimit Financiar, në kuadër të angazhimit të FMN në procesin e hartimit të strategjisë vendore për Planin e Zhvillimit Strategjik në Shqipëri.

Gjatë 2014 dldp 3 ka zhvilluar trajnime rajonale për Planin e Zhvillimit Strategjik dhe Plani Afatmesëm Buxhetor për qarqet e reja (Durrës, Kukës dhe Dibër). Është nënshkruar një Memurandum Mirëkuptimi ndërmjet ASPA dhe dldp, po ashtu edhe një plan i përbashkët aktivitetesh. Kurrikula dhe metodologjia e trajnimit si dhe lista e ekspertëve që drejtuan sesionet e trajnimeve janë të miratuar nga ASPA ndërsa kurrikulat janë njohur edhe nga Ministria e Financave.

Instrumenti i Planifikimit Financiar është plotësuar nga bashkia Shkodër dhe ekspertët e NJQV-ve janë trajnuar në punë gjatë 3 muajve të fundit.

2 koncepte të PZFP do të lidhen me zonën e Malësisë së Madhe (PBAM i integruar për 6 NJQV) dhe Lezhë (PBAM i integruar për 10 NJQV).

MENAXHIMI FINANCAVE PUBLIKE – MFP

Në fushën e MFP-së, dldp-ja ka hartuar në fazën e dytë përqasjen PSZHePBA, ku “PSZH” është akronim i Planifikimit Strategjik të Zhvillimit, “PBA”, akronim i Programit Buxhetor  Afat-mesëm bazuar në një strukturë programi me orientim performancën dhe “e” përfaqëson Instrumentin e Planifikimit Financiar të bazuar në excel (IPF) hartuar për të lehtësuar planet financiare koherente në terma afat-mesëm në një proces të kombinuar nga lart-poshtë dhe poshtë-lart.

Përqasja PSZHePBA u hartua në përputhje të plotë me kërkesat ligjore të buxhetimit të Shqipërisë, duke marrë parasysh veçanërisht ligjin Nr. 9936, të miratuar në vitin 2008, “Mbi menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”. Megjithatë, në fillim të fazës së dytë të dldp-së, koncepti i PBA-së, parashikuar nga ligji Nr. 9936 në nenin e tij 26, ishte mjaft i paqartë për shumicën e aktorëve në nivel lokal.

•    Përqasja PSZHePBAM u testua plotësisht dhe u vu në zbatim në 8 NJQV gjatë vitit 2013
•    NJQV-të e mbështetura nga dldp-ja i plotësojnë kërkesat mbi gjithë-përfshirjen në masë të madhe (90% krahasuar me 38 % jo të mbështetura), këto NQJV janë të klasifikuara më mirë në identifikimin e risqeve në planifikim në PBA (NJQV-të me mbështetje nga dldp-ja 89 %/ 38 % pa mbështetje) dhe informimin mbi nivelin e borxhit (NJQV me mbështetje 90%, pa mbështetje 55 %), ndërkohë që ka ndryshim më të madh në informacionin që ofrohet për programin (me mbështetje 100 % /pa mbështetje 18 %).
•    Transparencë dhe pjesëmarrje në planifikim politikash dhe buxhetim. Rezultatet nga vlerësimi tematik për transparencë në planifikim politikash dhe pjesëmarrje cilësohen më shumë se 60 % të NJQV-ve të mbështetura nga dldp-ja si të mira ose madje të shkëlqyera me vlerësime A ose B në një shkallë nga A-D (bazuar ne indikatoret e PEFA).
•    Përqasja PSZHePBA është përdorur gjithnjë e më shumë në NJQV-të e Shkodrës dhe Lezhës. PSZH-të e reja janë hartuar ose përditësuar me mbështetjen e dldp-së, cilësia formale e PBA-së është përmirësuar ndjeshëm dhe për më tepër, programi i planifikimit financiar është finalizuar dhe përdorur në mënyrë të suksesshme.
•    Drejtoria e Marrëdhënieve Fiskale Ndër-Qeveritare e MF-së është konsultuar rregullisht me dldp-në përpara se të shpërndaheshin udhëzuesit për buxhetim, dhe mendimet e dldp-së janë marrë në konsideratë në shumë raste. Për më tepër, MF e mbështet plotësisht Instrumentin e planifikimit financiar IPF dhe e ka promovuar zbatimin e tij në mbarë vendin. Më së fundmi, Drejtoria e Marrëdhënieve Fiskale Ndër-qeveritare e ka mbështetur finalizimin e manualit për trajnim në fushën e planifikimit strategjik të zhvillimit dhe buxhetimit me bazë performancën në terma afatmesëm.