Arritjet e dldp-së gjatë vitit 2017 në e-Qeverisje dhe Komunikim
Mbështetja e dldp për IOSSH-në ka shërbyer si një sistem i unifikuar për mbledhjen e tarifave për shërbimet administrative të ofruara nga bashkitë Shkodër, Lezhë, Vau Dejës, Mat dhe Klos.
IOSSH aktualisht është funksionale në 23 nga 34 AU në këto pesë bashki.
IOSSH në Komunat e Mat dhe Klos u funksionalizua në gjysmën e dytë të 2017, duke siguruar respektivisht 74 dhe 73 shërbime administrative të digjitalizuara.
Numri i shërbimeve të reja të identifikuara dhe të digjitalizuara është rritur nga 67 në 109 shërbime, nga të cilat 10 janë shërbime që i përkasin funksioneve të reja të decentralizuara.
Më shumë se 84% e qytetarëve që jetojnë në zonat periferike në 5 NjQV përdorin investimet e dldp [IOSSH].
Në vitin 2017, në total në 5 bashki, kanë marrë shërbime administrative përmes IOSSH-së 37,111 qytetarë.
Arritjet gjatë 2014 në E-qeverisje dhe komunikim
Perceptimi i përgjithshëm i qytetarëve të Shkodrës në lidhje me cilësinë dhe sasinë e informacionit dhe aksesimit të tij është përmirësuar në sajë të krijimit të Zyrës me Një Ndalesë (Z1N) në bashkinë Shkodër. Në bashkinë Shkodër është rritur mesatarja e mbledhjes së taksave me 32.3% krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Kjo rritje ka ndjekur këtë ritëm prej 2012 deri në 2014, që tregon për një ndikim pozitiv të Dldp-së në shërbime dhe në kënaqësinë e qytetarëve.
Z1N tregoi në kuadrin e përgjithshëm rritje të të ardhurave lokale nga 34% (bashkia Shkodër si një njësi e madhe) në 45% (në NJQV e vogla dhe mesatare). Mesatarja e kohës së dhënies së shërbimit në Z1N është 5-7 minuta për shërbim të cilat në të kaluarën merrnin ditë të tëra për t’u kryer.
Modeli i para-pilotuar i Z1N në NJQV të shkallës së ulët dhe të mesme (me 3.500-20.000 banorë) është përfunduar me një model më të avancuar të aplikueshëm për NJQV të mëdha si ajo e bashkisë së Shkodrës (me 120.000 banorë).
Kohët e fundit, qeveria shqiptare vendosi të përdor modelin Z1N për njësitë e reja administrative (NJQV të cilat do të shkurtohen si pasojë e reformës së re territoriale) përmes një modeli të integruar i cili do të zhvillohet më tej nga Dldp bazuar në praktikën e saj të mirë.
E-QEVERISJE/INFORMIM DHE KOMUNIKIM
• Duke filluar nga modeli i Zyrës me Një Ndalesë në fazën 1 të dldp-së, është bërë i njohur ofrimi i shërbimeve të përmirësuara të informimit nga NJQV-të dhe në fazën e dytë të dldp-së, u hapën dy zyra të tjera me një ndalesë, që sollën si rezultat modernizimin dhe ristrukturimin e shërbimeve publike të informimit në 5 NJQV.
• NJQV-të e përfshira në projektet e Zyrave me Një Ndalesë treguan potencialin e këtyre projekteve për rritjen e të ardhurave të NJQV-ve nëpërmjet një lidhjeje më transparente ndërmjet taksapaguesve dhe të zgjedhurve të tyre vendorë.