Arritjet e dldp gjatë vitit 2017 në Ndikimin në Politika dhe Menaxhim Dijesh

Në fazën e tij të tretë, dldp gjithnjë e më shumë ka kërkuar (dhe është ftuar) që të kontribuojë në zhvillimin e standardeve kombëtare dhe procedurave dhe proceseve të mandatuara në nivel kombëtar për qeverisjen vendore. Njohja e thellë e dldp-së për sfidat dhe mundësitë e ndryshme që lidhen me procedurat dhe proceset ekzistuese bashkiake (në fushat e saj të punës) njihen edhe nga palët e interesuara kombëtare si një bazë domethënëse e njohurive për përshtatjen e procedurave dhe proceseve ose krijimin e atyre të reja (p.sh. benchmarking) në nivel kombëtar.

Duke filluar nga 2013, Programi për këtë qëllim zgjeroi angazhimin në dialogun për politikat dhe advokim në nivel kombëtar, duke advokuar për zgjidhje të testuara vendore dhe duke u përpjekur të lidhë debatin qendror me atë vendor. Qysh atëherë, Programi ka grumbulluar një përvojë të konsiderueshme në ndikimin e politikave dhe ka arritur rezultate befasuese.

Në vitin 2017, dldp [dhe partnerë të tjerë] arritën të advokojnë miratimin e Ligjit për financat lokale, si dhe të kontribuojnë në një numër të akteve nën-ligjore të aprovuar në MFP, planifikim territorial, etj, pa përmendur projekt-aktet nënligjore në MM dhe ndërtim institucional.

Dy Qendra të Kompetencave kanë qenë aktive në MFP dhe GLP me qëllim të shkëmbimit të përvojës dhe zhvillimit të zgjidhjeve për periudhën e tranzicionit pas TAR dhe ofrimin e rekomandimeve të politikave për ndërlidhjen e GLP-ve me buxhetet lokale, funksionalizimin e funksioneve të reja tregues të performancës brenda PBA-së vendore duke kërkuar mënyra të reja për kanalizimin e fondeve të financimit të diasporës në nivel lokal.

Rrjeti i Grave në Politikë ka qenë mjaft aktiv në promovimin e çështjeve sociale dhe gjinore. Aleancat e Grave Këshilltare themeluar në disa nga bashkitë partnere të dldp-së  kanë advokuar në këshillat vendorë për vendime të ndjeshme shoqërore të bëra nga këshillat vendorë dhe kryetarët e bashkive.

Dldp arriti të sigurojë vazhdimësinë e konkurrencës së Praktikave më të Mira dhe monitorimit të Strategjisë së Decentralizimit, pavarësisht ristrukturimit të qeverisë kombëtare përmes bashkëpunimit dhe forcimit të AZHR-ve.

Konkursi Kombëtar i Praktikave më të mirë është mbështetur përsëri nga dldp-ja në 2017, e cila së bashku me Raportin e Dytë Vjetor të Monitorimit të Strategjisë së Decentralizimit, shërbeu për të shënuar avancimin e kornizës së decentralizimit në Shqipëri. MPB ka demonstruar gatishmëri në shoqërimin e vet me këto aktivitete. Duke marrë parasysh krijimin e strukturave të reja përgjegjëse për çështjet lokale [dhe decentralizimin] nën MPB, dldp synon të punojë ngushtë me ta në mënyrë që të sigurojë transferimin e njohurive dhe instrumenteve të zhvilluara për vlerësimin e decentralizimit, duke siguruar një ankorim efektiv në nivel institucionesh.

Institucionet shqiptare janë forcuar përmes mbështetjes së dldp-së, për t’u përmendur në mënyrë të jashtëzakonshme është Shkolla e Administratës Publike që do të garantojë zgjatjet e arritjeve të dldp-së. Kursit afatgjatë mbi Menaxhimin e Mbetjeve të ofruar përmes ASPA renditet si trajnimi më i mirë nga Bashkia e Tiranës (jo partner I dldp), duke rritur besimin që institucionet shqiptare mund dhe do të kryejnë në të ardhmen në standardet e pritshme.

Në 2017, planet dhe strategjitë e reja të përpunuara përmes mbështetjes dldp janë prezantuar në më shumë se 3,000 qytetarë gra dhe burra në njësitë administrative të bashkive partnere. Përfshirja e qytetarëve është nxitur për shkak të kërkesave të kornizave të ndryshme ligjore, megjithatë në shumicën e rasteve ka qenë rezultat i drejtpërdrejtë i përpjekjeve të bashkive për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Dldp ka mbështetur forcimin e kapaciteteve të 423 praktikuesve vendorë përmes Qendrave të ndryshme të Kompetencës, duke përfshirë edhe ata në përshtatjen dhe konsolidimin e dokumenteve dhe instrumenteve të reja strategjike. Gratë dhe burrat e stafit të bashkive partnere janë trajnuar në MFP (102 / F69), menaxhimi i mbeturinave (81 / F27), e-qeverisje (99 / F41) dhe çështjet e GLP (141 / F56).

Qendrat e Kompetencave mbeten një nga mekanizmat efektiv për zbatimin e programit [dldp], duke shërbyer si një katalizator për të rritur kontributin aktiv të stafit të bashkive partnere në zhvillimin e njohurive, duke pasur në fokus një pjesëmarrje të balancuar të burrave dhe gratë.

12 ngjarjet dhe aktivitetet e tjera të dldp janë mbuluar nga 39 media lokale dhe kombëtare. Mediat sociale (fb) janë përdorur si një mjet i dobishëm i komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit me publikun. Dldp hapi një faqe të dedikuar për BPC, e cila shërbeu si një platformë komunikimi me të gjitha komunat dhe palët e tjera të përfshira. Dldp publikon një gazetë tremujore, e cila shpërndahet tek të gjithë partnerët e Programit, duke informuar mbi aktivitetet e kryera nga programi.

Arritje në ndikimin mbi politikat dhe menaxhimin e dijenive

Programi i Decentralizimit dhe Zhvillimit Lokal (Dlpd) e mbylli vitin 2014 – vitin e parë të fazës së tretë – me një numër arritjesh, veçanërisht në nivel kombëtar. Kjo me gjithë sfida të mëdha lidhur me reformat e rëndësishme në vazhdim të strukturës territoriale, administrative dhe politike të funksioneve të decentralizimit në Shqipëri. Veçantitë nga viti 2014 janë të përmbledhura më poshtë:

Vendosja e Dldp-së në nivel kombëtar ishte objektiv kyç i fillimit të kësaj faze. Kjo është arritur përmes një qasjeje në shumë nivele. Në nivel të politikës, një ndërlidhje e fortë me Ambasadën Zvicerane ka shërbyer për të bërë të mundur koordinimin e donatorëve, duke përmirësuar kështu rolin e Dldp-së veçanërisht sa i përket strategjisë së decentralizimit dhe reformës admnistrative territoriale (RAT). Ndihmesa në politikë-bërje e Dldp-së është vlerësuar sa i përket RAT, strategjisë së decentralizimit, menaxhimit të mbetjeve dhe financave publike, qeverisjes elektronike dhe strategjisë së turizmit. Është njohur në nivel të gjerë edhe nga mediat kombëtare, Qeveria dhe Kuvendi (si nga koalicioni qeverisës ashtu edhe nga partia në opozitë).

Për t’iu përgjigjur ndryshimeve në kornizën ligjore dhe institucionale të shërbimit civil, Dldp-ja ka përshtatur qasjen e menaxhimit të dijeve. Fokus i veçantë i është kushtuar vendosjes së marrëdhënieve me organizmat kryesorë administrativë të shërbimit civil, si Shkolla e Administrimit Publik (ASPA) dhe Departamenti i Administrimit Publik (DAP). Dldp-ja ka nënshkruar një memorandim bashkëpunimi me ASPA që përfshin një rang veprimtarish të planifikuara nga Dldp-ja në Planin e veprimit vjetor të tij për 2014-15. Në këtë kornizë, një koordinim më i ngushtë me projektin e Këshillit të Europës, përmes Ambasadës Zvicerane, ka ndihmuar në shmangien e mbivendosjes së veprimtarive. Si pasojë, Dldp i ka riorientuar përpjekjet e tij për vitin 2015.

Shumica e programit trajnues i zhvilluar gjatë fazave të mëparshme i është ankoruar sistemit kombëtar përmes një partnershipi të dyfishtë mes ministrive të linjës  dhe Shkollës së Administrimit Publik. Është themeluar një sistem certefikimi i vlefshëm për  punonjësit publikë duke kontribuuar në zhvillimin e karrierës të praktikantëve vendorë përmes kurrikulës së pranuar nga Dldp. Më se 189 praktikantë nga 63 NjQC kanë përfituar nga trajnimet rajonale nga të cilët 39 nga 28 NjQV janë certefikuar për përfundim të suksesshëm.

Rishikimi i politikës së decentralizimit ka qenë e dobishme që Dldp të japë kontribute në nivel politike. Të gjitha ndërhyrjet janë planifikuar në planin operacional, duke i konsideruar si formuese të një procesi zinxhir, hallkat e të cilit kanë zhvilluar të gjitha produkte në nivel vendor, me korniza kombëtare (strategji, kornizë ligjore dhe ndërtim institucional). Kontributi në strategjitë e tjera sektoriale e ka rritur nivelin e ndikimit mbi politikat. Duke pasë parasysh mjedisin e favorshëm, Dldp ia ka dalë të prodhojë inpute të vlerësuara në politikë-bërjen kombëtare.

Dy antarë të rrjetit të Grave në Politikë përfunduan Akademinë e Studimeve Politike, financuar bashkarisht nga KE dhe SDC. Një numër veprimtarish të përbashkëta janë ndërmarrë me PLDP/USAID në kornizën e Strategjisë së Decentralizimit me qëllim që t’i bashkojë përfaqësuesit e NjQV-ve në Veri (kryesisht PD ku Dldp është më aktive) dhe Shqipërinë e Mesme dhe Jugut (kryesisht PS) së bashku në një platformë konsultative.

NDIKIMI NË POLITIKA DHE MENAXHIMI I NJOHURIVE

•    Janë krijuar 5 qendra kompetence (QK) në (i) PSZHePBA, (ii) menaxhimin e mbetjeve, (iii), menaxhimin e ciklit të projekteve, (iv) gratë në politikë dhe (v) e-qeverisja me rreth 100 ekspertë NJQV-je. Ata janë këshilluar dhe trajnuar nga dldp-ja për të punuar në mënyrë efikase, duke sjellë rezultate të duhura për diskutimin e politikave, hartimin e kurrikulave, dhe kapitalizimin e eksperiencave profesionale.
•    Janë hartuar 4 kurrikula për zhvillim kapacitetesh (PSZHePBA), mbetje, menaxhim i ciklit të projektit për projektet me bashkëpunim ndër-NJQV, e-qeverisje në formën e moduleve të trajnimit dhe manualeve. Këto kurrikula janë njohur në formë zyrtare dhe janë të gatshme për shpërndarje në nivel kombëtar;
•    Dldp-ja vlerësohet shumë nga partnerët e saj vendorë, NJQV-të, Ministria e Brendshme (MB), Ministri të tjera të linjës dhe agjenci dhe disa rezultate, kryesisht në menaxhimin e mbetjeve (planifikim dhe llogari të kostos dhe tarifës) janë njohur në nivel ndërkombëtar në vendet e Ballkanit Perëndimor;
•    Disa nga mjetet e hartuara janë formalizuar si standarte kombëtare (p.sh. Instrumenti  i Planifikimit Financiar për të lidhur planifikimin strategjik dhe buxhetimin afatmesëm (PBA). Programet/manualet e hartuara nga dldp-ja kanë fituar vlerësimin dhe interesin e projekteve/agjencive të tjera që merren me çështjet e decentralizimit (p.sh. USAID/PLGP, KE dhe të tjerë);
•    Partneriteti me NJQV-të, ministritë dhe ofruesit e shërbimeve është zgjeruar në mënyrë horizontale dhe vertikale, dldp-ja ka luajtur një rol katalitik në përmirësimin e bashkëpunimit mes organizatave të ndryshme qeveritare, jo-qeveritare dhe organizatave të tjera duke bërë të mundur përfshirjen e decentralizimin në axhendën e politikave;
•    Dldp-ja ka krijuar rrjete të ekspertizës profesionale në NJQV të përzgjedhura të zonës së projektit. Këto rrjete kanë luajtur një rol kyç në hartimin e materialeve të trajnimit, në formalizimin e kurrikulave dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira;
•    Pavarësisht vështirësive në bashkëpunim me dy shoqatat (SHSHB/SHSHK) për shkak të ndarjes, dldp-ja ia ka arritur të krijojë eksperienca advokacie me ta në nivel teknik (p.sh nëpërmjet tryezave të rrumbullakëta), të përmirësojë bashkëpunimin mes dy shoqatave dhe është arritur anëtarësimi i SHSHK-së në shoqatën rajonale (NALAS);
•    Dldp-ja ka arritur të lidhë mbështetjen dhe çështjet sektoriale me reformën e decentralizimit. Kombinimi i mbështetjes sektoriale nën një këndvështrim specifik decentralizimi ka treguar që është i suksesshëm, veçanërisht në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe menaxhimit financiar publik.
•    Janë bërë analiza të përfitimeve të ndryshme në kosto për paketa të përzgjedhura të dldp-së dhe këto analiza kanë treguar se investimet në hartimin dhe zbatimin e këtyre paketave kanë qenë të mira deri në tepër efikase. Megjithatë, natyra e programit për të prodhuar “njohuri të reja” kërkon ‘investime në të mësuar dhe në pilotim’ që nuk mund dhe nuk duhet të përzihen me kostot që lidhen me replikimin e analizave të bëra më parë.