Komiteti i koordinimit
Çfarë është Komiteti Koordinues (KK)?
Komiteti Koordinues është një mekanizëm për shkëmbim informacioni ndërmjet Njësisë së Menaxhimit të Programit (NjMP) dhe NJQV-ve partnere, sikundër dhe një instrument për menaxhimin me pjesëmarrje të programit, kryesisht përgjegjës për aktivitet në nivel lokal.
KK shërben edhe si platformë për shkëmbim ndër-vendor dhe bashkëpunim në nivel rajonal. KK mban takime të rregullta.
Anëtarët e KK u përkasin NJQV-ve partnere, kryesisht atyre të përzgjedhura si “Qendra Kompetence”. Grupe të tjera interesi, programe apo projekte relevante, sikundër dhe aktorë të tjerë në nivel rajonal/lokal mund të ftohen varësisht nga axhenda.
KK kryesohet me rotacion nga NJQV partnere, sekretariati sigurohet nga dldp.