Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (dldp) financuar nga Qeveria Zvicerane e ushtron aktivitetin e tij në Veri të Shqipërisë që nga viti 2006. Gjatë këtyre viteve përvojë në çështjet e qeverisjes lokale, dldp-ja ka kontribuar me punë të konsiderueshme në fusha të ndryshme të reformës së decentralizimit dhe në mënyrë të veçantë në fushën e planifikimit dhe menaxhimit financiar në nivel vendor, rajonal dhe kombëtar. Mbi të gjitha, modelet e suksesshme nga poshtë-lart janë shpërndarë në nivel kombëtar dhe janë përmirësuar kapacitetet për tërheqjen e fondeve të mundshme. Qëllimi i projektit është: “Ofrimi gjithëpërfshirës i shërbimeve cilësore për qytetarët (burra dhe gra) është përmirësuar nëpërmjet kapaciteteve të përmirësuara të qeverive vendore në Veri të Shqipërisë, produkteve të dldp-së të shtrira në nivel kombëtar dhe duke kontribuar për një kornizë të përshtatshme ligjore”.

Dldp-ja e ka zgjeruar gradualisht zonën e veprimit të projektit nga faza 1 në Shkodër, duke shtuar Qarkun e Lezhës (2010) për fazën e dytë dhe qarqet e Dibrës, Durrësit dhe Kukësit për fazën 3 (janar 2014-dhjetor 2017), me miratimin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Kjo gjë do të lejojë identifikimin e NJQV-ve të reja dhe shpërndarjen/përshkallëzimin e praktikave më të mira në mënyrë horizontale në fushat e menaxhimit financiar, menaxhimit të mbetjeve, qeverisjes elektronike dhe aksesit në fonde. Zona e projektit (zbatimi i drejtpërdrejtë) do të mbulojë 5 nga 12 qarqe – ose rreth 30% të popullsisë së Shqipërisë. Në 7 qarqet e mbetura, dldp-ja do të punojë përmes aktorëve dhe institucioneve kombëtare për të lehtësuar dhe siguruar shpërndarjen e mjeteve dhe njohurive të hartuara. Praktikat më të mira do të kontribuojnë në mënyrë vertikale për zhvillimet sektoriale të politikave.

Rezultate te pritshme:
•    NJQV-të kanë konsoliduar aftësitë dhe kapacitetet e tyre financiare dhe administrative drejt ofrimit të përmirësuar të shërbimeve në fusha të përzgjedhura tematike
•    Produktet kryesore të dldp-së (paketa mbështetjeje, kurrikula, standarde, etj.) janë në pronësi të aktorëve kombëtarë dhe kapaciteti i tyre institucional për menaxhimin e njohurive dhe shpërndarjen në nivel lokal dhe kombëtar është përmirësuar.
•    dldp-ja dhe partnerët e saj kyç kanë kontribuar në politika kombëtare decentralizimi dhe në kuadrin ligjor duke sjellë mësime sistematike dhe të strukturuara në këto politika.