Seminari i organizuar nga dldp dhe Ministria e Financës synon krijimin dhe zbatimin e një udhëzuesi për monitorimin e treguesve të performancës së funksioneve të reja tek NJQV.
Seminari mbi përcaktimin e treguesve të performancës në lidhje me transferimin e funksioneve të reja tek njësitë e qeverisjes vendore u organizua nga dldp dhe Ministria e Financave, më 18 janar 2017. Në këtë aktivitet morën pjesë më shumë se 30 pjesëmarrës nga Ministria e Financës, Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, Ministria e Punëve Sociale, Agjencia Kombëtare e Zbatimit të Reformës Territoriale, Bashkitë e Shkodrës, Durrësit, dhe Lezhës, si dhe nga projekti STAR.
Programi për Decentralizim dhe Qeverisje Vendore mbështet bashkitë në veri të Shqipërisë, për të përforcuar aftësitë e tyre në ofrimin e përmirësuar të shërbimeve ndaj qytetarëve. Në këtë kuadër, dldp është angazhuar prej shumë vitesh në çështje që kanë të bëjnë me Menaxhimin e Financave Vendore në nivel vendor, duke dhënë një ndihmë të çmuar edhe në kuadrin rregullator kombëtar (strategjia e decentralizimit, ligji organik për vetëqeverisjen vendore, reforma administrative territoriale, etj.), duke përfshirë edhe mbështetjen institucionale në rang kombëtar.
Që nga 1 janari i vitit 2016, janë decentralizuar gjashtë funksione të reja nga ministritë e linjës për nivelin vendor, së bashku me asetet dhe burimet njerëzore dhe financiare. Procesi i transferimit është shoqëruar nga një numër çështjesh. Pas një kërkese nga Ministria e Financës, në vitin 2016, dldp u angazhua në përgatitjen e një metode për monitorimin e kalimit të funksioneve. Dldp ka përgatitur dhe ka vënë në zbatim metodologjinë për monitorimin e përgatitjes së njësive vendore për të marrë funksionet e reja. Raporti përfundimtar është dorëzuar në Ministrinë e Financës. Procesi përfshiu tre bashki pilote: Shkodër, Lezhë dhe Durrës, (partnerë të dldp) dhe ministritë e linjës.
Në vitin 2017, Ministria e Financës i ka kërkuar dldp që të vazhdojë me ushtrimin e monitorimit të funksioneve. Qëllimi i kësaj është të sigurojë informacionin e duhur për MF në mënyrë që të llogarisë trasferimin e veçantë të bërë ndaj bashkive me synimin e zbatimit të funksioneve të reja. Është kërkuar veçanërisht një grup i treguesve të performancës, e cili do të siguronte të dhëna se si bashkitë i kanë zbatuar funksionet. Ekspertët kombëtar dhe ndërkombëtar të dldp kanë hartuar një grup paraprak të treguesve të performancës e bazuar në treguesit e përdorur nga ministritë e linjës për matjen e performancës së tyre në kuadër të dokumentit për Buxhetin Afatmesëm, që iu paraqit pjesëmarrësve në këtë ngjarje. Diskutimet e zhvilluara në takim synonin identifikimin e treguesve më të përshtatshëm të performancës si dhe gjetjen e të dhënave për matjen e këtyre treguesve. Të gjithë pjesëmarrësit miratuan se një grup i tillë treguesisht duhet të dalë si rrjedhojë e një udhëzimi nga MF, në mënyrë që bashkitë të mund t’u përgjigjen me angazhimin e duhur. Gjithashtu u theksua edhe nevoja për përfshirjen e ministrive të linjave që kanë decentralizuar funksionet e reja në sigurimin e të dhënave të nevojshme që do të ndihmonin për krijimin e një tabele të dhënash për matjen e progresit përmes treguesve të miratuar të performancës.
Takimi u përmbyll me miratimin nga dldp dhe MF mbi hapat e mëtejshëm për përgatitjen e një udhëzimi nga Ministria e Financës dhe botimin e tij brenda muajit shkurt 2017.
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more
Konkursi Kombëtar i Praktikave më të Mira Vendore 2016
Read more