E-QEVERISJE/INFORMIM DHE KOMUNIKIM

Duke mbështetur mjetet dhe kanalet e reja të informimit dhe komunikimit ndërmjet qeverive vendore dhe qytetarëve të tyre, dldp-ja do të kontribuojë në transparencë dhe përgjegjshmëri më të lartë të qeverive vendore lidhur me detyrat e tyre kryesore dhe aktivitetet, të cilat janë një nga objektivat kryesorë të strategjisë kombëtare për e-qeverisjen. Për më tepër, dldp-ja vazhdon të mbështesë instrumente të tilla si Zyra me Një Ndalesë (Z1N) dhe websitet interaktive të përditësuara janë mjete novatore për ofrimin e shërbimeve elektronike për qytetarët, bizneset dhe/ose ndërmjet niveleve të qeverisjes që kontribuojnë në modernizimin e administratës dhe ofrimin e shërbimeve më efikase dhe eficente. Integrimi më i fortë nga prezenca në web në Z1N dhe  replikimi dhe përshkallëzimi më tej në nivel kombëtar  do të jenë një nga fokuset kryesore në fazën e tretë të dldp-së.

Mbështetja e aplikuar gjatë dldp 3 do të konsistojë në:

Në lidhje me Zyrën me Një Ndalesë (Z1N)

•    Shpërndarja dhe promovimi i modeleve ekzistuese të Z1N-ve (NJQV të madhësisë së vogël, të mesme dhe të madhe)
•    Replikimi i mëtejshëm i modelit në NJQV të përzgjedhura me bazë konkurruese (nëpërmjet fondit grant)
•    Ekspozimi i NJQV-ve përtej zonës së programit dldp 2 ndaj modelit të Z1N-së me kërkesë mobilizimi
•    Do kërkohen përmirësime të software për qëllime qeverisjeje dhe mbështetje për partneritetin publik-privat (Z1N)

Në lidhje me prezencën e webit

•    Shpërndarja, promovimi dhe financimi i udhëzuesve për web-presencën për NJQV
•    Përmirësimi i kapaciteteve dhe pilotimi i standardeve në nivel lokal (krijimi i parakushteve për web-prezencën në NJQV mbetet objektiv në vetvete, nevojat dhe fizibiliteti duhet të qartësohen në nivel rajonal – organizimi që i përshtatet më mirë)
•    Përputhje me strategjitë kombëtare për novacion dhe teknologji dhe do nxitet shpërndarja në nivel lokal dhe rajonal
•    Ekspozim ndaj praktikave të mira të NJQV-ve të reja dhe programeve të tjera

Ne lidhje me mjetet elektronike dhe KM

•    Lidhja e prezencës në web së NJQV-ve me platformën KM për të mundësuar akses më të  mirë dhe qeverisje me pjesëmarrje për politikë-bërje.

•    Ndërtimi i kapaciteteve të NJQV-ve për të përdorur programet elektronike të krijuara gjatë dldp 2 të tilla si PPF, modeli i kostos e tarifës etj.