Arritjet e dldp – së gjatë vitit 2017 në Menaxhimin e Mbetjeve
Praktikat dhe evidencat e Dldp-së për Menaxhimin e Mbetjeve ishin një bazë e fortë për bashkëpunimin e frytshëm me partnerët gjermanë dhe udhëheqjen e re të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
Dldp arriti të ankorojë të gjitha njohuritë e prodhuara në draftin e Strategjisë së Rishikuar për Menaxhimin e Mbetjeve, si dhe të përmirësojë modelin e zhvilluar të Dibrës në planet kombëtare për ndërhyrje në politika. Kuadri i politikës së menaxhimit të mbetjeve do të jetë i pari, i cili reflekton plotësisht parimet e decentralizimit.
Përvoja e Dldp-së me Bashkinë e Dibrës për rehabilitimin e venddepozitimit ekzistues u mirëprit nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, si një rast pozitiv për t’u shpërndarë në mbarë vendin. Është theksuar nga MTM se në bazë të kësaj përvoje, do të fillojë dhe do të miratohet një akt nënligjor me synim mbështetjen e bashkive në zvogëlimin e vend depozitimeve joligjore.
Konsolidimi i dokumenteve të reja strategjike ka qenë një element i rëndësishëm gjatë periudhës së punës 2017, jo vetëm për dokumenteve të përsëritura që janë përgatitur, por edhe për atë të Performancës dhe të krahasimit në menaxhimin e mbetjeve, treguesve të performancës për funksionet e deleguara, etj.
Modeli i Kostos dhe Tarifës në Menaxhimin e Mbetjeve Lokale i dizajnuar dhe promovuar nga dldp, vazhdon të jetë funksional për 6 bashki partnere të DLDP. Duke u krijuar si një sistem i unifikuar për grumbullimin e tarifave të menaxhimit të mbeturinave, ajo ka kontribuar në rritjen e të ardhurave me 1.6% në 2017 vs 2016. Bazuar në përvojën e dldp dhe praktikat e mira të zhvilluara në sektorin e menaxhimit të mbetjeve, ky model është analizuar tërësisht në nivel të qeverisë qendrore dhe i gatshëm për t’u futur [me Vendimin e GoA] si një sistem kombëtar i unifikuar.
Grupet tematike të punës në menaxhimin e mbetjeve kanë vazhduar në sajë të një bashkëpunimi shumë të mirë me donatorët (GIZ dhe PLGP / USAID) duke prodhuar rezultate konkrete. Në sektorin e MM, dldp vazhdoi mbështetjen e saj për mbledhjen e të dhënave për hartën e mbetjeve. Dldp ka punuar ngushtë me GIZ-in për të vënë në funksionim platformat e konsultimit institucional në lidhje me hartimin e Strategjisë së re Kombëtare të MM, duke përfshirë gjithë përvojën dhe njohuritë e saj.
Dldp ka mbështetur një ngjarje kulturore si pjesë e strategjisë së saj të punës në sektorin e menaxhimit të mbetjeve. Koncerti ZÂ Fest u mbajt në zonën e Alpeve dhe u ndoq nga më shumë se 3,000 njerëz.
Arritjet gjatë 2014 në Menaxhimin e Mbetjeve
Vazhdimi i aktiviteteve nga faza e dytë e Dldp-së kanë rezultuar me rritjen e kënaqësisë së qytetarëve në shërbimin e menaxhimit të mbetjeve në bashkinë Shkodër si pasojë e rritjes së volumit të mbetjeve të riciklueshme. Infrastruktura e nevojshme për ndarjen në burim është afruar edhe më shumë te institucionet publike sidomos tek shkollat. Nxënësit janë përfshirë në fushatata e riciklimit.
Si rezultat i kësaj, 9.000 nxënës kanë marrë pjesë në fushatën e riciklimit duke mbledhur përafërsisht 5 ton mbetjesh të riciklueshme (brenda një periudhe kohore prej 3 muajsh), ndërkohë komuniteti dhe bisneset private kanë mbledhur më shumë se 12 ton që kap vlerën prej 2,700 CHF.
Përpjekjet për optimizimin e kostos që lidhet me shërbimin e mbetjeve kanë arritur në miratimin e një skeme Ndër-NJQV në Pukë dhe Malësi e Madhe, duke zvogëluar kostot e shërbimit nga 15-55%, varësisht nga pozicioni dhe popullsia e NJQV-ve. Për herë të parë, një grup i NJQV-ve miratuan zyrtarisht të sigurojnë së bashku shërbimin përmes të njëjtës kompani private (Malësi e Madhe) / sipërmarrje për shërbime publike (Pukë). Iniciative të ndryshme pilote kanë qenë të mirëpritura nga komunitetet vendore si kompostimi agrikulturor në Dajç apo mbështetja e riciklimit përmes formalizimit të aktivitetit të Romëve në Lezhë. Këto iniciativa të para kanë shtresuar rrugën për rezultate konkrete dhe ndryshime të qëndrueshme në cilësinë dhe kostot e shërbimit.
Ndërkohë që janë shënuar arritje në nismat pilote që kanë si qëllim të ndërtojnë praktika të mira me mundësi për të qenë të replikueshme: Ministria e Mjedisit i prezantoi Grupit Këshillues për Menaxhimin e Mbetjeve Kampionatin e Riciklimit të zbatuar në bashkinë Shkodër si një praktikë inovative duke nisur edhe një fushatë për mbledhje fondesh për t’u përhapur edhe në nivel kombëtar.
Në lidhje me partnerët e tjerë në fushën e zhvillimit, mbështjetja e GIZ ndaj Entit Rregullator të Ujit u bazuar te propozimi i Dldp-së për një trup rregullator në menaxhimin e mbetjeve.
MENAXHIMI I MBETJEVE TË NGURTA
• Krahasuar me periudhën kur dldp 2 filloi të mbështeste NJQV-të partnere në fushën e menaxhimin të mbetjeve, 112 700 njerëz më shumë kanë akses në shërbimet e menaxhimit të mbetjeve në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës (nga 104 600 banorë në vitin 2010 në 217 300 banorë në vitin 2012)
• 7 nga 18 NJQV të mbështetura kanë filluar të ofrojnë shërbim në fushën e mbetjeve për herë të parë. Alokimi i buxhetit lokal për shërbimin e mbetjeve është rritur në të gjitha NJQV-të e mbështetura me një mesatare prej 11 %.
• 5 nga 18 NJQV kanë tashmë aktivitete zyrtare riciklimi në territoret e tyre. Në Lezhë, janë ricikluar 1047 ton/vit dhe në Shkodër 550 ton/vit. Në vitin 2007, në fillim të dldp-së, nuk kishte as pajisje për riciklim dhe as riciklim nuk bëhej në asnjë NJQV.
• U hartua një manual mbi koston e planifikimit vendor të menaxhimit të mbetjeve dhe ky manual është konsultuar në shkallë të gjerë në lidhje me planifikimin dhe shërbimin lokal të menaxhimit të mbetjeve, sipas strategjisë kombëtare. Manuali është njohur nga autoritetet kombëtare.
• Është kryer një studim mbi “Modelin e optimizimit të mbledhjes së mbetjeve dhe transportit në Shqipëri’.
• Nëpërmjet këtij studimi, 54 NJQV-ve nga Shkodra dhe Lezha iu është ofruar një analizë kostoje e detajuar për shërbimet e mbetjeve me potencial për optimizim kostoje. Për 22 NJQV, ishte hera e parë që llogaritej kostoja e shërbimit. Nëse do të zbatohen skenarët e parashikuara në studim, kostot e shërbimit do të reduktohen deri në 40 %.
• Siç është thënë në raportin e BE-së (2013), zbatimi i legjislacionit në fushën e mbetjeve është bërë vetëm në tre qarqe, dy nga të cilat mbulohen nga dldp-ja. Për këtë arsye, eksperiencat dhe rezultatet e arritura nga dldp-ja janë përdorur për të hartuar planet rajonale në Shkodër e Lezhë.