Ofrimi i shërbimeve të konsulencës për mbështetjen e bashkisë Shkodër në sektorin e menaxhimit të mbetjeve urbane

Kërkesë për propozime (RFP) për:

 

Ofrimi i shërbimeve të konsulencës për mbështetjen e bashkisë Shkodër në sektorin e menaxhimit të mbetjeve urbane

 

Data e shpalljes 25 Janar 2017

 

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve: 1 Shkurt 2017

Ora 17:00, me orën e Tiranës 

 

dldp me eksperiencën e vet shumë vjeçare në qeverisjen vendore në veri të Shqipërisë ka dhënë një kontribut të vlefshëm për nivelin vendor, në nivelin e qarkut dhe atë kombëtar, si edhe për rolin e SDC si donator kryesor. 

 

Ne sektorin e menaxhimit te mbetjeve urbane gjate 2016, dldp ka kontribuar ne nivelin lokal, qofte ne procesin e planifikimit duke hartuara plane te integruara te menaxhimit te mbetjeve ne 4 bashki (Shijak, lezhe, Malesi e Madhe dhe Puke), qofte edhe duke ofruar investime per permiresimin e infastruktures se sherbimit. Në nivel nacional, dldp ka prezantuar dhe gjetur mbështetje nga qeveria qendrore për të trajnuar zyrtarë nga 61 bashkitë në gjithë vendin për planifikimin lokal të mbetjeve urbane. Ndërkohë, Ministrinë e Mjedisit  DLDP po e mbështet në nismën e saj për miratimin e një akti nënligjor për llogaritjen e kostove dhe tarifave, si dhe Ministrinë e Planifikimit Urban në pasurimin e hartës dixhitale kombëtare të vendeve të hedhjes së mbetjeve. 

Gjithashtu ne nivelin kombetar, dldp ka mbështetur çdo platformë shumë-aktorësh të ndërmarrë në menaxhimin e mbetjeve dhe proceseve që lidhen me të, siç janë diskutimi i problematikave te financimit te sherbimit, depozitimit te mbetjeve (venddepozitimet historike dhe landfillet), optimizimit nëpërmjet promovimit të 3R, rishikimi i strategjisë kombëtarë të menaxhimit të mbetjeve dhe planit kombëtar mbi menaxhimin e mbetjeve.

 

Objektivi i kësaj kërkese për propozime është:

 

Përzgjedhje e ekspertëve të fushës së menaxhimit të mbetjeve urbane të aftë në ofrimin e shërbimeve të konsulencës për bashkinë Shkodër në procesin e hartimit të planit të integruar të menaxhimit të mbetjeve.

 

Kliko këtu për të shkarkuar dokumentin