Arritjet gjatë 2014 në E-qeverisje dhe komunikim

Perceptimi i përgjithshëm i qytetarëve të Shkodrës në lidhje me cilësinë dhe sasinë e informacionit dhe aksesimit të tij është përmirësuar në sajë të krijimit të Zyrës me Një Ndalesë (Z1N)  në bashkinë Shkodër. Në bashkinë Shkodër është rritur mesatarja e mbledhjes së taksave me 32.3% krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Kjo rritje ka ndjekur këtë ritëm prej 2012 deri në 2014, që tregon për një ndikim pozitiv të Dldp-së në shërbime dhe në kënaqësinë e qytetarëve.

Z1N tregoi në kuadrin e përgjithshëm rritje të të ardhurave lokale nga 34% (bashkia Shkodër si një njësi e madhe) në 45% (në NJQV e vogla dhe mesatare). Mesatarja e kohës së dhënies së shërbimit në Z1N është 5-7 minuta për shërbim të cilat në të kaluarën merrnin ditë të tëra për t’u kryer. 

Modeli i para-pilotuar i Z1N në NJQV të shkallës së ulët dhe të mesme (me 3.500-20.000 banorë) është përfunduar me një model më të avancuar të aplikueshëm për NJQV të mëdha si ajo e bashkisë së Shkodrës (me 120.000 banorë).

Kohët e fundit, qeveria shqiptare vendosi të përdor modelin Z1N për njësitë e reja administrative (NJQV të cilat do të shkurtohen si pasojë e reformës së re territoriale) përmes një modeli të integruar i cili do të zhvillohet më tej nga Dldp bazuar në praktikën e saj të mirë.

 

Arritjet e dldp faza Il (per me shume klikoni ketu)