Dldp në kuadër të projektit për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV) organizoi në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (si autoriteti përgjegjës për të bashkërenduar procesin e hartimit të dokumenteve të planifikimit dhe zhvillimit të territorit) më datë 17 tetor, takimin e parë për fillimin e procesit të hartimit të PPV në Bashkinë Mat.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga bashkia Mat, studioja fituese Metropolis, përfaqësuesi i dldp-së dhe përfaqësuesit e AKPT-së.
Pas fjalës përshëndetëse nga kryetari i bashkisë Mat, z. Nezir Rizvani, përfaqësuesi i dldp, z. Luka, prezantoi tematikat kryesore për diskutim ku ndër më kryesoret ishin:
Rishikimi i Nismës për hartimin e PPV, mbledhja e të dhënave, sipas kërkesave të kuadrit ligjor për hartimin e Raportit të Analizës dhe Vlerësimit të Territorit si dhe ngritja e një Grupi Pune permanent në Bashki për ndjekjen e procesit të PPV.
Takimi do të pasohet edhe me mbajtjen e një dëgjese publike për prezantimin e kësaj Nisme në publik ku AKPT garantoi bashkëpunimin maksimal me të gjithë aktorët e përfshirë në projekt.
Ndër problematikat kryesore që spikatën në takim për nevojën për zgjidhje ishin: boniteti i tokës, pronësia publike/private, informaliteti dhe proçesi i legalizimit.
Një pikë me interes është edhe përfshirja e diasporës në procesin e hartimit të PPV ku Zyra e Informacionit dhe Kulturës pranë bashkisë do të jetë institucioni ndërlidhës gjatë këtij procesi. Bashkia u angazhua që të mbajë vazhdimisht të informuar qytetarët e saj përmes përditësimit të faqës së saj zyrtare duke pasqyruar në vazhdimësi të gjithë hapat konkrete të ecurisë së Planit, për të siguruar kështu jo vetëm një proçes transparent, por edhe mundësinë e të gjithë grupeve të interesit (përfshirë edhe diasporën) për t’u njohur me PPV.
Nis puna për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor në Bashkinë Mat

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more