Mbahet takim pune në kuadër të hartimit të PPV në Malësinë e Madhe
Dldp ka shprehur angazhimin për të mbështetur me asistencë teknike disa nga bashkitë partnere të programit (Malësi e Madhe, Mat, Tropojë) në hartimin e planeve të përgjithshme vendore.
Me Bashkinë e Malësisë së Madhe pas përmbylljes së fazës përgatitore një mujore u miratua nga Këshilli Bashkiak i Malësisë së Madhe dokumentacioni shoqërues i vendimit “Nisma për hartimin e PPV Malësi e Madhe”. Në vijim të mbështetjes që dldp po jep më 14 shtator 2016, në ambjentet e kësaj Bashkie u organizua takimi i radhës për hartimin e PPV. Në takim morën pjesë Kryetari i Bashkisë, Z. Tonin Marinaj, kryetarë e përfaqësues të njësive administrative (Gruemirë, Kastrat dhe Kelmend), ekpertët kryesorë të Bashkisë që do jenë të angazhuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë procesit të hartimit të PPV, ekspertë të kompanisë konsulente të kontraktuar Atelier 4 dhe Rikard Luka ekspert i dldp.
Takimi u hap nga z. Rikard Luka që pasi përgëzoi Kryetarin dhe ekspertët e Departamentit të Planifikimit të Territorit për hartimin dhe miratimin e Nismës, kërkoi një angazhim maksimal të të gjithë stafit të bashkisë dhe përfaqësuesve të Njësive Administraive në këtë proces. Në vazhdim, u listuan qëllimet dhe tematikat kryesore të këtij takimi, në përputhje me Planin e Punës dhe rolet e aktorëve kryesorë të përfshirë. Takimi kishte për qëllim:
Ngritjen e Grupit të Punës që do të ndjekë procesin e hartimit të PPV Malësi e Madhe. Bazuar në kërkesat e kuadrit ligjor dhe Termave të Referencës u përcaktuan ekpertizat kryesore të nevojshme: urbanist/arkitekt, inxhinier infrastrukture, inxhinier mjedisi, agronom/veteriner, ekonomist, jurist dhe ekspert GIS;
Nevojat e përfshirjes maksimale të Drejtorisë së Financë/Buxhetit kryesisht në lidhjen e programeve dhe projekteve prioritare të zhvillimit me Projekt Buxhetin Afatmesëm të bashkisë;
Përfshirjen e Diasporës në procesin e hartimit të PPV jo thjesht si një grup interesi, por si një potencial konkret zhvillimi që mund të financojë dhe ndikojë drejtpërdrejtë në zhvillimin e zonës;
Përcaktimin e kalendarit të punës për vizitat në terren që do të kryejnë grupet e kompanisë konsulente;
Diskutime mbi hapat e mëtejshëm dhe njoftimin e Ministrisë së Mjedisit për hartimin e VKM për PPV Malësi e Madhe.
Në vazdhim, Kryetari i Bashkisë, z. Tonin Marinaj në fjalën e tij shprehu angazhimin e tij personal dhe gadishmërinë e gjithë stafit të bashkisë në procesin e hartimit e PPV. Ai gjithashtu theksoi nevojën e një analize të thellë të potencialeve të mëdha të zhvillimit që ka aktualisht bashkia dhe integrimin e tyre në dokumentet përbërës të PPV. Ndër më kryesoret Z. Marinaj trajtoi zhvillimin e turizmit në bregun e liqenit të Shkodrës, rehabilitimin e hekurudhës që lidh vendin tonë me Malin e Zi si e vetmja linjë hekurudhore aktive ndërkombëtare, pikat doganore (Hani i Hotit dhe Vermoshi) dhe potencialet e mëdha të zhvillimit të mëtejshëm të turizimit malor (Razëm, Bogë, Vermosh). Z. Marinaj vlerësoi maksimalisht potencialin e diasporës në zhvillimin e bashkisë Malësi e Madhe dhe premtoi që do të angazhohej në përfshirjen e tyre që në takimin e ardhshëm që do të organizohet në kuadër të hartimit të PPV.
Përfaqësuesit e kompanisë konsulente Atelier 4, fillimisht prezantuan Manualin e PPV Malësi e Madhe, një dokument ky që përshkruan metodologjinë e punës që do të ndiqet për të gjithë fazat e hartimit të PPV, strukturën e dokumenteve përbërëse (Analizës dhe Vlerësimit, Strategjisë dhe Planit të Zhvillimit të territorit) dhe ekpertët që do angozhohen konkretisht në secilën fazë dhe për dokumentet respektive.
Më pas, takimi vazhdoi me organizimin e vizitave në terren dhe konkretisht me përfaqësuesit e Njësive Administrative u përcaktua një kalendar pune dhe zonat që do vizitohen. Diskutimet vazhduan edhe me nevojat e kompanisë për njohjen e gjendjes së infrastrukturave (të transportit, ujësjellës-kanalizime, menaxhim mbetjesh etj.) në territorin e bashkisë e Malësisë së Madhe. Pavarsisht disa komenteve teknike, kjo analizë u la që të detajohej gjatë vizitave në terren ku do takohen dhe ekpertët teknik të Njësive Administrative që njohin mjaft mirë gjendjen aktuale të infrastrukturave dhe investimet e bëra në vite.
Nis mbështetja e dldp për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more