Dldp në vijimësi të hartimit të planeve të punës dhe metodologjisë për ndërhyrje në dy linjat strategjike siç janë planifikimi i territorit dhe menaxhimi i mbetjeve urbane, organizoi në Zvicër në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë nga CSD, UrbaPlan dhe Universiteti i Lucernës gjatë datave 29 gusht dhe 2 shtator një javë të ngjeshur me seminare metodologjike dhe workshope strategjike.
Vizita ishte organizuar me dy grupe paralele ekspertësh në linjën e menaxhimit të mbetjeve urbane me praninë e ekspertëve të Bashkisë Shkodër të kryesuar nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi, si dhe ekspertë lokalë dhe përfaqësues të organizatave e programeve partnere. Dhe grupi tjetër në linjën e planifikimit të territorit i përbërë nga ekspertë teknikë të nivelit rajonal dhe kombëtar.
Duke qenë në vigjilje të procesit të hartimit të planit të integruar të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Shkodër kjo vizitë pune kishte një rëndësi të veçantë. Sfidat që ka menaxhimi i mbetjeve jo vetëm në Bashkinë Shkodër, sidomos në kushtet kur cilësia e të dhënave është shumë e diskutueshme, dikton nevojën e hartimit të një metodologjie se si do të veprohet në vazhdimësi. Këtij qëllimi i shërbeu worshkop-i tre ditor në zyrat e CSD në Lozanë. Zhvillimi i një metodologjie për grumbullimin në terren të të dhënave të munguara, aplikimi i GIS për përpunimin dhe prezantimin e rezultateve, shpërndarja e njohurive edhe tek partnerët dhe organizatat e tjera, hartimi i një plani aktivitetesh për të gjithë procesin e planifikimit të integruar të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Shkodër ishin disa prej rezultateve të para të këtij workshop-i. Nga ana tjetër vizitat në terren në disa prej njësive vendore në afërsi të Lozanës, diskutimet dhe shkëmbimet me ekspertë lokalë dhe ndërkombëtarë ndihmuan edhe në rritjen e njohurive të ekspertëve të Bashkisë Shkodër për sistemin e menaxhimit të mbetjeve urbane në Zvicër, instrumentet e planifikimit të hartuar nga dldp apo sisteme të tjera alternative të trajtimit të mbetjeve.
Grupi tjetër i ekspertëve që mori pjesë në këtë vizitë, u përqendrua kryesisht në diskutimin e praktikave të mira zvicerane të planifikimit të territorit, gjetjen e zgjidhjeve metodologjike për kalimin nga SDPeMTBP në GLPeMTBP si dhe zhvillimin e gjeneratës tjetër të kurrikulës për GLPeMTBP. Zhvillimi i rekomandimeve për hartimin e planeve të përgjithshme lokale në zonat e varfra dhe të pafavorizuara si dhe hartimi i planeve të veprimit për mbështetjen e proceseve të planifikimit në bashkitë ku dldp po mbështet hartimin e planeve të përgjithshme lokale ishin disa prej rezultateve të punës së përbashkët me ekspertët e UrbanPlan dhe Universitetit të Lucernës.
Vizitë e frytshme e dldp dhe ekipeve vendore në Zvicër

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more