Gjatë datave 7 dhe 8 korrik 2016 u zhvillua në Durrës takimi i përbashkët i 5 Qendrave të Kompetencës, platformë e suksesshme e cila mbështetet nga dldp dhe është aktive në linjat tematike të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane, Menaxhimit të Financave Publike në nivel vendor dhe Planifikimit Strategjik, Qeverisjes Elektronike, Aksesit në Fonde dhe së fundmi edhe me Rrjetin e Grave në Politikë, dhe e cila kishte për qëllim shkëmbimin e praktikave të mira dhe përvojës së ekspertëve të bashkive partnere në projektet e zhvilluara në bashkëpunim dhe me mbështetjen e dldp.
Secili nga grupet e punës sipas Qendër së Kompetencës kishte mundësinë për të diskutuar çështje konkrete dhe për t’u njohur konkretisht me praktikat dhe eksperienca të ndryshme, si dhe për të përmirësuar nivelin e njohurive me anë të sesioneve të përbashkëta informuese. Për bashkitë partnere të cilat kanë përfituar nga fondi grantit të dldp, ky takim shërbeu edhe për trajnimin e koordinatorëve të projekteve që po zbatohen mbi skemën e monitorimit të indikatorëve të projekteve që mbështeten financiarisht nga dldp. Gjithashtu, njësitë vendore të cilat kanë mundësi të përfitojnë nga fondet IPA/CBC patën mundësi që të asistohen drejtëpërdrejtë nga përfaqësues të Ministrisë së Integrimit për mundësitë, fushat dhe procedurat e aplikimit që duhen ndjekur për të përfituar nga kjo skemë aplikimi. Në përfundim, të gjithë anëtarët e Qendrave të Kompetencës, patën mundësinë që në një sesion të përbashkët të njihen me draft-ligjin “Për Prefektin” dhe me implikimet e këtij ligji përt punën e tyre dhe procesin vendimmarrës. Ky sesion shërbeu edhe si platformë shkëmbimi idesh dhe rekomandimesh, të cilat do të jenë pjesë e rekomandimeve të dldp.
Tryezë konsultimi i projekt ligjit “Për Prefektin”
Projektligji “Për Prefektin” po përgatitet nga Ministria e Brendshme, e cila ka shprehur interes për komentet dhe rekomandimet e programit dldp në lidhje me këtë projektligj, duke qenë një akt që prek nivelin vendor. Për këtë arsye Dldp e shtroi për diskutim gjatë takimit të përbashkët të Qendrës së Kompetencës konsultimin e këtij projekt ligji. Në diskutim morën pjesë ekspertë vendor të bashkive dhe anëtarë të këshillave bashkiake. Dldp prezantoi dispozitat e projektligjit për prefektin, duke analizuar edhe implikime të mundshme për vetëqeverisjen vendore. Më pas pati diskutime nga pjesëmarrësit, të cilët vlerësuan ndryshimet dhe mungesat në këtë projektligj.
Diskutimi në grupet e punës të Qendrës së Kompetencës
Grupi i Menaxhimit të Financave Publike & Planifikimit Strategjik
Takimi i Qendrës së Kompetencës së planifikimit strategjik dhe menaxhimit financiar u organizua duke patur në vëmendje të veçantë draftet e analizave territoriale dhe draft ligjin për financat vendore. Projektligji për financat vendore është iniciativë e Ministrisë së Financave, e cila mbështetet nga Programi PLGP/USAID dhe nga dldp. Dokumenti i hartuar (me të dy pjesët: të të ardhurave dhe të shpenzimeve) është për diskutim në Ministrinë e Financave dhe së shpejti do të kalojë në konsultim publik, përpara miratimit nga Këshilli i Ministrave e më pas nga Parlamenti. Në sesionin e prezantimin të draftit të ligjit mbi financat vendore nga ekspertë të ministrisë së financave u bashkuan edhe grupi i grave këshilltare pjesëtare të Rrjetit të Grave në Politikë.
Personat pjesëmarrës të këtij grupi ishin përfaqësues të bashkive Shkodër, Lezhë, Malësi e Madhe, Pukë, Shijak, Dibër, Klos, Tropojë, Mat, Kukës, Vau i Dejës. Gjithashtu përfaqësues të organizatave partnere në secilën prej paketave të mbështetjes së dldp për secilën bashki ishin prezent dhe kontribuan në takim.
Gjatë prezantimit të draft-ligjit për financat vendore, diskutimet kryesore të pjesëmarrësve u përqendruan mbi hapësirat që duhet të krijojë ligji për të rritur të ardhurat e bashkive si dhe të evitohet problemi i borxheve të krijuara vitet e fundit nga bashkitë, duke krijuar mekanizma kontrolli të cilat e parandalojnë këtë fenomen.
Grupi i Menaxhimt të Mbetjeve Urbane
Takimi i Qendrës së Kompetencës së menaxhimit të mbetjeve urbane vinte menjëherë pas konferencës kombëtare e organizuar nga dldp më 15 qershor. Kjo ishte edhe arsyeja që profili i këtij takimi u mbajt më së shumti në ballafaqimin e eksperiencave të stafeve të bashkive dhe organzatave partnere të dldp që po mbështesin këto bashki në procesin e identifikimit të investimeve prioritare, realizimit të këtyre investimeve si dhe ecurisë së hartimit të dokumenteve të tilla si skemat e organizimit të shërbimit, për organizimin e shërbimit apo specifikimeve teknike për investimet në përmirësimin e infrastrukturës së shërbimit. Personat pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin përfaqësues të bashkive Shkodër, Lezhë, Malësi e Madhe, Pukë, Shijak, Dibër (që marrin asistencë të drejtpërdrejtë nga dldp) dhe bashkitë Vau i Dejës dhe Durrës anëtarë të Qendrës së Kompetencës. Gjithashtu përfaqësues të organizatave partnere në secilën prej paketave të mbështetjes së dldp për secilën bashki ishin prezent dhe kontribuan në takim.
Diskutimet u përqendruan në dy grupe, sipas çështjeve kryesore të trajtuara:
Prokurimin e shërbimit dhe të mallrave dhe rehabilitimin e venddepozitimeve.
Grupi i Qeverisjes Elektronike
Aktiviteti i Qendrës së Kompetencës për qeverisjen elektronike është fokusuar në këtë periudhe në zbatimin e modelit të i-OSSh në bashkitë partnere të dldp, si dhe në shkëmbimin e kësaj praktike edhe me bashki dhe partnerë të tjerë. Objektivi kryesor i këtij takimi ishte prezantimi për herë të parë i kurrikulës së trajnimit për ofrimin e shërbimeve administrative nga njësitë vendore, duke marrë në konsideratë instrumentin e Zyrës me 1 Ndalesë, por jo të varur domosdoshmërisht nga aplikimi i sistemit informatik.
Pjesëmarrësit në grup vlerësuan si shumë të rëndësishme shkëmbimin e vazhdueshëm të eksperiencës ndërmjet bashkive qe janë pjesë e zbatimit të këtij projektit, por edhe për bashkitë e tjera që kanë interes për ta zbatuar, në mënyrë që të mësojmë nga praktika apo gabimet e njëri-tjetrit.
Grupi i Rrjetit të Grave në Politikë
Takimi i Qendrës së Kompetencës së Rrjetit të Grave në Politikë u fokusua në shkëmbimin e përvojave lidhur me iniciativat e marra dhe të zbatuara nga gratë këshilltare të bashkive partnere të dldp. Në fokus të këtij takimi ishte shkëmbimi i eksperiencës së grave këshilltare të bashkisë Shkodër me gratë këshilltare të bashkive të tjera.
Personat pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin gratë këshilltare të bashkive Shkodër, Mirditë, Shijak, Dibër, Klos dhe Durrës.
Diskutimet kryesore në grup kishin të bënin me procedurat dhe rrugët e ndjekura nga gratë këshilltare të Shkodrës për arritjen e dy iniciativave të ndërmarra: buxhetimi gjinor, dhe krijimi i aleancës së grave këshilltare.
Grupi i Aksesit në Fonde
Shqipëria është duke zhvilluar kuadrin rregullator referuar programeve të mbështetjes nga BE, më konkretisht të Programeve IPA 2. Në këtë kuadër dldp do të shohë mundësitë për mbështetje në ngritjen e kapaciteteve të Bashkive për të krijuar partneritetet, për të hartuar dhe menaxhuar projekte në kuadër të programeve IPA CBC.
Përsa i përket menaxhimit të fondit grant të dldp, takimi i Qendrës së Kompetencës për aksesim në fonde u organizua në një moment kur bashkitë partnere kanë realizuar disa hapa në procesin e zbatimit të projekteve.
Diskutimi i pjesëmarrëve në këtë grup u përqendrua në një prezantim të përfaqësuesve të bashkive në lidhje me mbarëvajtjen e procesit të zbatimit të marrëveshjes/projektit që nga momenti i nënshkrimit.
Vlerësimi i Takimit nga anëtarët e Qendrës së Kompetencës
Përgjithësisht, takimi në grupe dhe ai i përbashkët u cilësua i dobishëm dhe qëllimi për të cilën u kërkua që të mbidhet Qendra e Kompetencës u realizua. Ekspertët vendor e vlerësojnë faktin që dldp i asiston vazhdimisht në përditësimin e informacionit dhe iniciativave për ndryshime ligjore që ndikojnë tek pushteti vendor, pasi asnjë institucion apo aktor tjetër nuk zhvillon platforma që bazohen në informimin e administratës vendore.
Duke qenë se Qendra e Kompetencës vlerësohet si strukturë shumë e nevojshme për ngritjen profesionale të eskpertëve vendor, interesi i tyre si anëtarë të kësaj qendre është që kjo platformë të jetë e qëndrueshme dhe për këtë qëllim u dhanë edhe rekomandime për përmirësimin e performancës së funksionimit të Qendrës së Kompetencës.
Qendrat e Kompetencës si një platformë aktive në dhënien e rekomandimeve për mirëfunksionimin e ligjeve vendore

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more