Procesi i përgatitjes së Projektligjit mbi Financat Vendore (LFV) ka nisur në fillim të janarit 2016, drejtuar nga Ministria e Financave dhe PLGP – Programi i Qeverisjes Vendore i USAID. Si MF ashtu edhe PLGP/USAID i kërkuan dldp të kontribuonte në procesin e përgatitjes së LFV-së, duke marrë parasysh faktin që dldp ka grumbulluar një përvojë të madhe në këtë fushë dhe gëzon mbështetje shumë të fortë nga ekspertiza ndërkombëtare për LFV-në.
Ministria e Financave njoftoi në fund të vitit të kaluar synimin e saj për të përgatitur një ligj të ri mbi financat vendore, për t’u përpjekur të përmirësohet gjendja e financave publike në nivel vendor dhe për të kontribuar në konsolidimin e Reformës Administrative Territoriale (RAT). Financat publike në nivel vendor shihen si një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikon në cilësinë e shërbimeve dhënë qytetarëve nga bashkitë.
Programi i Decentralizimit dhe Zhvillimit Lokal (dldp) ka qenë i angazhuar prej një kohe të gjatë në mbështetjen e sektorit të menaxhimit të financave publike, si dhe ka dhënë inpute në nivel kombëtar për një proces politikë-bërjeje më të informuar.
Dldp u angazhua në proces i bindur që ndërthurja e modeleve më të mira ndërkombëtare me politikëbërjen e bazuar në evidencë ishte qasja e duhur për t’u ndërmarrë.Përmes ekspertizës ndërkombëtare ka qenë e mundur të përpunohet një model i mirë fillestar.
Ministria e Financës ka miratuar një projekt-ligj që do të përfshijë si pjesën e të ardhurave ashtu edhe të shpenzimeve, dhe dldp ka kontribuar në pjesën e menaxhimit të financave publike. Ai zhvilloi një vlerësim të shpejtë të menaxhimit të financave publike (MFP) për financat publike në tri bashki partnere: Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Ky operacion i zhvilluar me ekspertët vendorë të bashkive dha një përmbledhje të mirë të gjendjes aktuale të financave lokale dhe praktikat e ndjekura nga bashkitë në MFP.
Një pyetësor i shpërndarë tek ekspertët e financave të gjithë 61 bashkive, synonte për të vlerësuar nëse çështjet e evidentuara në tri bashkitë ishin të përbashkëta me gjithë të tjerat. Përgjigjet ndihmuan të zhvilloheshin më tej rekomandimet për projektin e LFP-së.
Seminare të ndryshme me Ministrinë e Financave, PLGP dhe aktorë të tjerë kanë pasuar më tej me përgatitjen e projekt-ligjit final. Konsultimet me aktorë ndërkombëtarë në menaxhimin e financave publike (WB, SECO, IMF, EE AS) kanë prodhuar një diskutim shumë të frytshëm. Një sesion diskutimi elektronik është bërë me ekspertët e nivelit vendor, që treguan se janë të interesuar në çështje të ndryshme të financave vendore. Procesi u përmbyll me një punë intensive të përbashkët me ekspertët e departamenteve të ndryshme brenda Ministrisë së Financave, që shërbeu për t’i dhënë pamjen finale inputit të dldp-së.
Një dokument final integral i projekt-ligjit i është dërguar si Ministrisë së Financave si nga PLGP ashtu edhe nga dldp, dhe më tej do t’i parashtrohet Grupit të Punës së ekspertëve. Pritet një proces i gjerë konsultimesh mbi projektligjin gjatë korrikut 2016 dhe dldp është përkushtuar ta mbështesë Ministrinë e Financave dhe nivelin lokal në organizimin e platformave të diskutimeve duke përfshirë gjithë grupet e interesit.
Dldp kontribuon në përgatitjen e Projektligjit mbi Financat Vendore

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more