Pjesëmarrje aktive e Qendrave të Kompetencës në Konferencën “Menaxhimi i Mbetjeve të Ngurta”

Qendrat e Kompetencës së dldp-së në sektorin e menaxhimit të mbetjeve morën pjesë në Konferencën përmbyllëse të projektit “Menaxhimi i Mbetjeve të Ngurta” në zonat ndërkufitare rurale dhe zonat bregdetare të Rajonit të Europës Juglindore në datat 21 – 22 qershor 2016, në Strugë, Maqedoni.

Qendrat e Kompetencës së dldp-së në menaxhimin e mbetjeve morën pjesë në konferencën finale të projektit për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta në zonat ndërkufitare rurale dhe zonat bregdetare të Rajonit të Europës Juglindore, e mbajtur në Strugë, Maqedoni, në datat 21 dhe 22 qershor 2016.

Projekti mbështetet nga GIZ ORF MMS.

Konferenca mblodhi së bashku mbi 130 përfitues të ardhur nga niveli lokal dhe kombëtar, prej 7 vendeve pilote të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria u përfaqësua nga anëtarët e Shoqatës së Bashkive Shqiptare (AAM), përfaqësues nga NJQV partnere, përfituese të projektit dldp nga Shkodra, Lezha, Vau i Dejës si dhe ekspertë të Qendrave të Kompetencës së dldp nga NJQV partnere të Dibrës, Pukës, Matit, Klosit, Kukësit, Mirditës,  Malësisë së Madhe dhe Shijakut.

Konferenca kishte për qëllim diskutimin e vlerësimeve të kryera për ndikimin e pafavorshëm mjedisor dhe ekonomik ndërkufitar në rajonet pilote; modelet e zhvilluara për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta; masat e ndërmarra pilote në bashkitë e synuara dhe ofrimi i  rekomandimet mbi politikat. 

Në të tre sesionet, pjesëmarrësit diskutuan mbi tre tema të rëndësishme: grumbullimi i mbetjeve rurale; riciklimi; dhe planifikimi lokal dhe regulloret. Zëvendës kryetari i Bashkisë Shkodër paraqiti përvojën dhe rezultatet e partneritetit publik-privat në riciklim dhe sfidën e Bashkisë Shkodër për zgjerimin dhe përmirësimin e shërbimit në zonat e reja administrative pas zbatimit të RAT; ndërkohë që ndikimi në zonat turistike i një planifikimi të mirë të mbetjeve lokale u paraqit nga zëvendës kryetari i Lezhës.

Bashkitë e Shkodrës, Lezhës dhe Vau të Dejës nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit me NALAS, së bashku me bashkitë e tjera të përfshira në projektin “Përmirësimet e Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta  në Zonat Rurale dhe Bregdetare”.