Me zhvillimet e ndodhura pas Reformës Territoriale Administrative të tilla si ligji i ri mbi qeverisjen vendore, strategjia e decentralizimit, draft ligji i ri mbi financat vendore edhe sektori i menaxhimit të mbetjeve po përballet me sfidat që niveli lokal po has në arritjen e objektivave strategjik në kuadër të strategjisë kombëtare.
Dldp ka qenë pjesë e diskutimeve kombëtare dhe ka kontribuar direkt në tre shtylla për zbatimin e strategjisë kombëtare në sektorin e mbetjeve, siç janë: Planifikimi, Edukimi, Burimet si dhe përmes sugjerimeve në përmirësimin e legjislacionit kombëtar.
Në vazhdimësi të platformave konsultative më 15 qershor 2016, programi për decentralizim dhe zhvillim lokal, dldp, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, organizoi Konferencën Kombëtare “Shërbimi i Menaxhimit të Mbetjeve: mësime dhe gjetje pas reformës territoriale dhe administrative”.
Në këtë takim të rëndësishëm morën pjesë kryetarë nga 61 njësitë e qeverisje vendore, ekspertë të shërbimit publik të mbetjeve pranë NJQV-ve, ministri të angazhuara në sektorin e menaxhimit të mbetjeve, programe dhe donatorë me fokus mbështetjen në sektor.
Konferenca u hap nga zëvendës ministrja e Ministrisë së Mjedisit, znj. Olijana Ifti e cila shpjegoi objektivat e konferencës për diskutimin mbi praktikat e mira dhe instrumentet e zhvilluara për t’iu përgjigjur sa më mirë konsolidimit të reformës territoriale administrative si dhe për të prezantuar publikisht draft VKM mbi koston dhe tarifën e menaxhimit të mbetjeve, si një instrument për ekspertët në nivel vendor dhe qendror. Sipas znj.Ifti deri tani skema nuk ka funksionuar siç duhet dhe për këtë është dashur të ndërmerren një sërë ndryshimesh ligjore dhe për këtë arsye do të bëhet rishikimi i skemës së manaxhimit të mbetjeve ku do të vendoset edhe një tarifë e re për familje për manaxhimin e këtyre mbetjeve. Në fjalën e saj ajo theksoi se: “Nxitja dhe zbatimi i skemave të grumbullimit apo ndarjes së mbetjeve në burim që është hapi i parë dhe kryesor në këtë proces. Pa dyshim edukimi i publikut është një tjetër drejtim për përmbushjen e standardeve. Rritja e tarifës është zbatimi i parimit “ndotësi paguan”, që t’i përgjigjet kostos për menaxhimin e mbetjeve. Pa dyshim duhet ngritja e një enti rregullator për mbetjen, i cili do të përcaktonte tarifën në bashkëpunim me bashkitë e reja”.
Ndërsa në fjalën e saj, znj. Debora Kern, përfaqësuese e Ambasadës Zvicerane në Shqipëri, ndër të tjera theksoi arritjet e deritanishme në mbështetjen që qeveria zvicerane përmes programit të saj zbatues dldp ka dhënë në përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve si në nivel vendor, ashtu edhe në politikat kombëtare.
Dldp ka arritur që modeli i zhvilluar për koston dhe tarifën të përmirësojë buxhetimin dhe rritjen e të ardhurave të NJQV dhe përmes këtij aktiviteti të konsultohet gjerësisht. Gjithashtu janë zhvilluar modelet e riciklimit, kompostimit dhe ripërdorimit si dhe kurrikulat e trajnimeve përkatëse të cilat janë në proces rivlerësimi pas RAT përmes praktikave të reja pilotuese. Megjithatë ngelen për t’u zgjidhur probleme të tilla si trajtimi i mbetjeve edhe pse ka interes të ngritur të faktorit ndërkombëtar në sektorin e menaxhimit të mbetjeve.
Gjatë konferencës u ndoqën me interes nga të pranishmit prezantimet e bëra nga eksperti ndërkombëtar Felix Shmidt i cili paraqiti modelin e kostos së venddepozitimeve ilustruar edhe me rastin e landfillit të Bushatit. Ndërsa eskperti i dldp, Arben Kopliku bëri një paraqitje të hartimit të planeve vendore bazuar në sistemin e performancës, sipas ligjit të ri për organizimin e pushtetit vendor. Një vëmendje të veçantë mori edhe dëgjesa publike mbi Draftin e Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për rregullat e përcaktimit të kostos dhe tarifës së menaxhimit të mbetjeve urbane” prezantuar nga Lediana Karalliu, eksperte në Ministrinë e Mjedisit. Sipas këtij drafti menaxhimi i mbetjeve do të administrohet nga njësitë vendore dhe në rastet kur ato nuk kanë mjetet financiare do të ndërhyjë Ministria e Mjedisit. Modeli i tarifimit do të zgjidhet nga pushteti vendor. Drafti përcakton nëpërmjet formulës mënyrën e llogaritjes së tarifës e cila do t’i përgjigjet kostos që një bashki do të shpenzojë për menaxhimin e plehrave që nga kazanët e grumbullimit e deri në depozitimin e tyre në landfill.
Në përgjigje të sfidave të reja në sektorin e menaxhimit të mbetjeve ekspertë të menaxhimit të mbetjeve prezantuan praktika të mira si raste prej të cilave mund të mësohet. U paraqitën praktikat e mira të menaxhimit të mbetjeve në zonat bregdetare nga Bashkia Shkodër, menaxhimit të mbetjeve në zonat rurale nga Bashkia Lezhë dhe llogaritja e kostove të landfilleve dhe planet për rehabilitimin e vend-depozitimeve ekzistuese nga bashkitë Malësi e Madhe, Pukë e Dibër e ilustruar nga rasti i Bashkisë Bushat.
Dldp e konsideron organizimin e platformave të tilla konsultuese tejet të rëndësishme për sigurimin e qëndrueshmërisë dhe mundësisë për ankorim të instrumentave të tillë të cilët do të konsolidohen më tej përmes pilotimeve në NJQV partnere, por edhe më gjerë.
Zhvillohet Konferenca Kombëtare “Shërbimi i Menaxhimit të Mbetjeve: mësime dhe gjetje pas reformës territoriale dhe administrative”

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more