“Proçeset demokratike dhe të decentralizimit janë çështje të nxehta si për Kosovën ashtu dhe për Shqipërinë. Prandaj vizita si kjo ndihmojnë në përfitimin e mirëkuptimit dhe mësimeve për përfaqësues të qeverisë vendore nga të dy anët e kufirit”, tha Ambasadori zviceran në Tiranë Christoph Graf, gjatë fjalës së mirëseardhjes. Ai përmendi rëndësinë e përfshirjes në lidhje me qeverisjen duke iu referuar nevojës për konsensus dhe pjesëmarrje nga të gjitha institucionet dhe grupet e interesuara. “Zvicra e sheh decentralizimin si një instrument për përmirësimin e qeverisjes, për bërjen e proçeseve politike më demokratike dhe pjesëmarrëse dhe për forcimin e pushtetit vendor. Si përfaqësues të Zvicrës ne jemi të lumtur që mund të luajmë një rol duke punuar së bashku me autoritetet vendore të Shqipërisë dhe Kosovës për të përmirësuar sa më shumë mënyrën si qeveria jep shërbime”, tha Ambasadori Graf.
Kryetarja e re e bashkisë së Shkodrës, znj. Voltana Ademi foli mbi çështjet e menaxhimit të mbetjeve në bashkinë e saj. Ajo përmendi shembuj të instrumenteve të reja që po përdoren për të menaxhuar mbetjet siç është skema ndër-bashkiake e prezantuar nga programi zviceran për decentralizim në Veri të Shqipërisë, e cila krijon lidhje midis bashkive fqinje në trajtimin e mbetjeve. “Menaxhimi i mbetjeve në Shkodër ka sfida për shkak të rritjes në madhësi të bashkisë dhe diversitetit të situatave në njësi të ndryshme”. Sipas kryebashkiakes Ademi nga komunat e mëparshme ato që janë trajnuar dhe që kanë bashkëpunuar me programin zviceran për decentralizimin (dldp) tregojnë më shume përgatitje dhe fleksibilitet në adaptimin me sfidat e reformës territoriale.
Në emër të bashkisë së Tiranës,zv. Kryetarja e Bashkisë,znj. Brunilda Paskali prezantoi përvojën se si këshillat bashkiake bashkëveprojnë me ekzekutivin në rastin e Tiranës. Ajo përmendi shembullin e marrjes së vendimit për pagesat e parkingut në qytet ku propozimi i LSI-së për të rritur hapësirat për parkimin falas për banorët nga 40% deri në 60% u diskutua dhe u pranuar nga këshilli bashkiak.
Rreth 19 përfaqësues nga komunat e drejtuara nga serbët në Kosovë ishin gjithashtu pjesë e vizitës.Z.Stanko Trajković, zv. Kryetar i komunës së Parteshit, thotë se njësia e tij ka një bashkëpunim shumë të mirë me programin zviceran për qeverisjen vendore DEMOS që vepron në Kosovë. “Takimi i sotëm mbi menaxhimin e mbetjeve ishte me interes të veçantë për ne, sepse ne nuk po marrim shërbim të mirë nga kompania private. Problemi ynë në Kosovë është se shërbimi i menaxhimit të mbetjeve është 100% i kontraktuar tek privati ndërsa siç mësuam sot në Shqipëri është 50%-50% midis bashkisë dhe privatit, gjë që është një zgjidhje më e mirë”, tha z. Trajković.
Si Kosova ashtu edhe Shqipëria janë përfshirë në reformimin e strukturave të qeverisjes vendore megjithëse proçesi i decentralizimit në Kosovë ka filluar më herët. Dy sfida të përbashkëta lidhen me qartësinë e kompetencave dhe decentralizimin e financave në nivelin vendor. Në anën tjetër, bashkëpunimi rajonal në Ballkan është nën fokusin e politikave të Zvicrës për rajonin.
Ambasadat zvicerane në të dy vendet janë aktive në mbështetjen e forcimit të qeverisjes vendore dhe shpejtimit të decentralizimit. Vizita të mëparshme studimore janë bërë nga kryebashkiakë shqiptarë dhe krerë të komunave si pjesë e kësaj mbështetje. Delegacioni nga Kosova është më i madhi në llojin e tij dhe shërben për të intensifikuar shkëmbimet dhe për të rritur të mësuarit tek zyrtarët vendor.
Përfaqësues nga bashkitë e Kosovës vizitojnë Shqipërinë për të shkëmbyer përvojat me kolegët e tyre nga qeveria vendore

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more