Në kuadër të aktiviteteve në mbështetje të decentralizimit fiskal, dldp në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe me PLGP/USAID organizuan të premten,datë 16 tetor 2015, në ambientet e Hotel Tirana International,takimin konsultativ mbi decentralizimin fiskal në praninë e pothuajse të gjithë kryetarëve të bashkive të vendit, të ekspertëve të financave vendore, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të donatorëve.
Takimi kishte si qëllim:
Promovimin e konsultimeve dhe dialogut mes qeverisë qendrore dhe njësive të qeverisjes vendore mbi reformat kryesore që prekin financat lokale;
Prezantimin e ndryshimeve në formulën e alokimit të transfertës qeveritare të pakushtëzuar dhe masat e tjera për përmirësimin e situatës financiare të njësive të qeverisjes vendore, duke përfshirë këtu menaxhimin financiar dhe planifikimin strategjik;
Dhënia e inputeve mbi masat e nevojshme për të forcuar njësitë e qeverisjes vendore dhe për të siguruar zbatimin efektiv të reformës administrative territoriale.
Takimin e përshëndeti Ministri i Financave, z. Shkëlqim Cani, i cili konfirmoi vullnetin e qeverisë për të vazhduar më tej tek reformat e ndërmarra për modernizimin e qeverisjes në nivel vendor.
Ekspertë të programit PLGP/USAID në bashkëpunim me ekspertë të Ministrisë së Financave, z. Fran Brahimi prezantuan draftin e dokumentit mbi formulën e alokimit të transfertës së pakushtëzuar nga Qeveria Shqiptare duke e shpjeguar në mënyrë krahasuese me formulën alokuese aktuale edhe risitë e këtij dokumenti të hartuar për dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. Gjithashtu nga ekspertë tëMinistrit të Shtetit për Çështjet Vendore prezantuan funksionet e reja që mendohet tu kalohen bashkive dhe mënyrën e financimit të tyre. Në këtë takim u diskutua gjithashtu edhe për masat që duhen marrë për të forcuar decentralizmin fiskal me prezantimet e znj. Arjana Dyrmishi, zv. Ministre e Financave dhe ekspertëve të PLGLP, znj. Silvana Meko, duke u ndalur në veçanti tek paketa e re fiskale, reforma e taksës së pasurisë dhe krijimi i kadastrës fiskale.
Dldp në këtë takim, nëpërmjet znj. Valbona Karakaci, menaxhere e programit, vuri theksin në nevojën e masave, që duhen marrë për të përmirësuar menaxhimin e financave në nivel lokal dhe prezantoi përvojën e dldp në matjen e përformancës në menaxhimin e financave vendore në nivel lokal duke përdorur draft raportin PEFA të hartuar nga dldp, si raporti i parë i hartuar në nivel lokal në Shqipëri.
Kryetarë të bashkive të ndryshme (Vangjush Dako – Durrës, Qazim Sejdini – Elbasan dhe Voltana Ademi – Shkodër) kërkuan më shumë fonde për bashkitë përmes disa ndryshimeve nëkriteret e llogaritjes së formulës së alokimit të granteve të pakushtëzuara dhe kërkuan të ketë qartësi në transferimin e funksioneve,që do ti kalojnë bashkive dhe financave të planifikuara për to.
Takim konsultativ mbi decentralizmin fiskal

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
Konkursi Kombëtar i Praktikave më të Mira Vendore 2016
Read more