Përveç saj edhe tryeza konsultuese me ekspertët e Qendrave të Kompetencës dhe Rrjetin e Grave në Politikë mbi ligjin e ri organik të qeverisjes vendore.
Në kuadër të aktiviteteve të dldp, u zhvillua në Tiranë mbledhja e Qendrave të Kompetencës.
Qendrat e Kompetencës janë një instrument i rëndësishëm i programit dldp për të shpërndarë njohuritë e zhvilluara, për të konsultuar produkte dhe shkëmbyer përvoja. Ky takim, i pari për Qendrat e Kompetencës pas zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, ishte i një rëndësie të veçantë, pasi tashmë dldp do të identifikonte partnerët e saj për dy vitet e ardhshme në secilën prej fushave të saj të mbështetjes. Përmes një procesi përzgjedhjeje, bashkitë jo vetëm shprehën formalisht dëshirën e tyre për të bashkëpunuar me programin, por edhe identifikuan fushat ku ata kanë nevojë të marrin mbështetje dhe në të njëjtën kohë janë të gatshëm të ofrojnë ekspertizë. Gjithashtu, nëpërmjet plotësimit të formularëve të anëtarësimit secila prej bashkive delegoi në Qendrat e Kompetencës respektive specialistët përkatës.
Në takimin inaugurues të datës 25 shtator, dldp mblodhi së bashku eskpertët e angazhuar nga administratat vendore në fusha të tilla si: planifikimi strategjik dhe financiar, aksesim dhe menaxhim fondesh përmes projektesh, shërbime publike (specifikisht menaxhim mbetjesh) dhe administrative si dhe 22 gra anëtare të këshillave bashkiake të bashkive, pjesëtare të Rrjetit të Grave në Politikë. Gjithashtu morën pjesë në këtë takim edhe përfaqësues të organizatave partnere të dldp dhe ministrive të linjës. Duke qenë se Ministri i Shtetit për Çështjet vendore sapo ka bërë shpërndarjen e draftit të ligjit për “Oganizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, dldp ftoi të gjithë pjesëmarrësit që në sesionin e parë të kësaj platforme konsultuese siç është Qendra e Kompetencës, të kishin një diskutim të thelluar tematik mbi këtë projekt-ligj.
Kryefjalë e kësaj platforme konsultuese ishte prezantimi i risive që sjell Projekt Ligji për “Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” për pushtetin vendor dhe diskutimi me pjesëmarrësit e mundësive për përmirësim.
Në sesionin e parë, dldp ftoi disa prej ekspertëve që kanë punuar për hartimin e këtij drafti, ose që kanë marrë pjesë në tryezat konsultuese, të paraqesin pikëpamjet e tyre, veçoritë, rekomandimet për përmirësim dhe pse jo edhe vërejtjet apo çështjet për diskutim.
Znj. Albana Dhimitri, eksperte e qeverisjes vendore prezantoi kuadrin e përgjithshëm dhe risitë e këtij projekt ligji duke bërë një përmbledhje të nevojës, situatës dhe hapat e bërë për ndryshimet e ndodhura duke theksuar miratimin e një ligji organik, i cili do të vendosë kuadrin e ri normativ për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore.
Pjesëmarrësit pyetën dhe diskutuan mbi tipologjinë e re të kompetencave të qeverisjes vendore, mbi risitë në organizimin administrativ dhe në veçanti mbi adresimin në Ligjin organik të funksioneve të reja për bashkitë. Ky prezantim u ndoq nga prezantimi i znj. Saemira Pino (Gjipali), eksperte e çështjeve të së drejtës dhe barazisë gjinore, e cila e trajtoi Projektligjin nga këndvështrimi gjinor. Ajo theksoi pikat kryesore që projekt-ligji garanton barazinë nga pikëpamja ligjore, por në kushtet kur diskriminimi gjinor ekziston legjislacioni duhet të synojë dhe të nxisë realisht barazinë gjinore. Zonja Gjipali dha shembuj konkret për nxitjen e barazisë në struktura dhe pjesëmarrjes së grave në jetën publike. Në përfundim të fjalës së saj ajo ndër të tjera theksoi se duhen kthyer në ligj përvojat pozitive të OJF-ve mbështetur nga organizatat ndërkombëtare në ngushtimin e dallimeve gjinore e veçanërisht në promovimin e barazisë gjinore në nivel vendor, siç janë: fuqizimi i rolit të këshilltareve, buxhetimi gjinor dhe analiza gjinore, rritja e kapaciteteve të administratës vendore dhe të tjera.
Implikimet për financat vendore në draft- ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” u shtjellua qartazi nga eskperti i financave publike, z. Fran Brahimi, i cili pasi bëri një përshkrim të parimeve të financimit të qeverisjes vendore, të të ardhurave nga burimet vendore, të taksave vendore të bashkisë, të ardhurat nga burimet kombëtare, etj. u ndal me gjatë te risitë që sjell ky projekt ligj siç janë, për shembull: materializimi i auditimit të brendshëm duke krijuar Komisionin e Financave si auditues i brendshëm i bashkisë, çështja e formulës, transfertave, dhe të drejtën e vendosjes së nivelit të taksave e tarifave, mënyrën e llogaritjes, mbledhjes dhe administrimit të tyre brenda kufijve dhe sipas kritereve të përcaktuara në ligj etj. të cilat zgjuan shumë diskutime dhe pyetje nga të pranishmit.
Prezantimet e panelit të ekspertëve u përmbyllën me prezantimin e ekspertit të shërbimeve publike, z. Eduart Cani, i cili trajtoi ligjin e ri organik në kuadër të shërbimeve publike, specifikisht në sektorin e mbetjeve urbane. Pjesë e rëndësishme ishin risitë që sjell ky draft-ligj siç janë: parimi i shumëllojshmërisë së mënyrës në kryerjen e shërbimeve duke filluar nga kryerja nëpërmjet strukturave të brendshme të vetë bashkisë deri tek modalitetet e partneritetit publik-privat, sanksionimi i detyrimit për të hartuar standarde të menaxhimit të performancës për secilin nga shërbimet publike dhe detyrimin për monitorimin e tyre, më shumë të drejta bashkive duke i dhënë liri veprimi përtej sanksionimeve në nivel Qarku, e të tjera.
Takimi i Qendrave të Kompetencës vazhdoi punën në sesione paralele të ndara sipas tematikave, ku anëtarët e Qendrës së Kompetencës në prani edhe të ekspertëve të dldp-së patën mundësi të shprehin mendimet, përvojat, shqetësimet, rekomandimet e tyre mbi çështje të menaxhimit të mbetjeve, të financave, të aksesimit të fondeve, dhe të çështjeve gjinore në kuadër të ligjit të ri organik.
Një risi në këtë takim ishte edhe formimi i Qendrës së Kompetencës me pjesëmarrjen e Rrjetit të Grave në Politikë, si një mundësi më tepër për forcimin e rolit të këshilltareve në bashkitë ku ato veprojnë.
dldp, në vazhdimësi të këtij takimi, do të organizojë një numër platformash konsultimi, duke mundësuar përmbledhjen e rezultateve të tyre në një listë rekomandimesh, të cilat do të vijnë nga platformat dhe burime të ndryshme informacioni. Këto rekomandime do t’u paraqiten aktorëve që do të finalizojnë ligjin e ri organik të qeverisjes vendore.
dldp zhvillon mbledhjet e para të konstituimit të Qendrave të Kompetencës

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more