Arritjet gjatë 2014 në Menaxhimin e Mbetjeve

Vazhdimi i aktiviteteve nga faza e dytë e Dldp-së kanë rezultuar me rritjen e kënaqësisë së qytetarëve në shërbimin e menaxhimit të mbetjeve në bashkinë Shkodër si pasojë e rritjes së volumit të mbetjeve të riciklueshme. Infrastruktura e nevojshme për ndarjen në burim është afruar edhe më shumë te institucionet publike sidomos tek shkollat. Nxënësit janë përfshirë në fushatata e riciklimit.

Si rezultat i kësaj, 9.000 nxënës kanë marrë pjesë në fushatën e riciklimit duke mbledhur përafërsisht 5 ton mbetjesh të riciklueshme (brenda një periudhe kohore prej 3 muajsh), ndërkohë komuniteti dhe bisneset private  kanë mbledhur më shumë se 12 ton që kap vlerën prej 2,700 CHF.

Përpjekjet për optimizimin e kostos që lidhet me shërbimin e mbetjeve kanë arritur në miratimin e një skeme Ndër-NJQV në Pukë dhe Malësi e Madhe, duke zvogëluar kostot e shërbimit nga 15-55%, varësisht nga pozicioni dhe popullsia e NJQV-ve. Për herë të parë, një grup i NJQV-ve miratuan zyrtarisht të sigurojnë së bashku shërbimin përmes të njëjtës kompani private (Malësi e Madhe) / sipërmarrje për shërbime publike (Pukë). Iniciative të ndryshme pilote kanë qenë të mirëpritura nga komunitetet vendore si kompostimi agrikulturor në Dajç apo mbështetja e riciklimit përmes formalizimit të aktivitetit të  Romëve në Lezhë. Këto iniciativa të para kanë shtresuar rrugën për rezultate konkrete dhe ndryshime të qëndrueshme në cilësinë dhe kostot e shërbimit. 

Ndërkohë që janë shënuar arritje në nismat pilote që kanë si qëllim të ndërtojnë praktika të mira me mundësi për të qenë të replikueshme: Ministria e Mjedisit i prezantoi Grupit Këshillues për Menaxhimin e Mbetjeve Kampionatin e Riciklimit të zbatuar në bashkinë Shkodër si një praktikë inovative duke nisur edhe një fushatë për mbledhje fondesh për t’u përhapur edhe në nivel kombëtar.

Në lidhje me partnerët e tjerë në fushën e zhvillimit, mbështjetja e GIZ ndaj Entit Rregullator të Ujit u bazuar te propozimi i Dldp-së për një trup rregullator në menaxhimin e mbetjeve. 

 

Arritjet e dldp faza Il (per me shume klikoni ketu)