• Krahasuar me periudhën kur dldp 2 filloi të mbështeste NJQV-të partnere në fushën e menaxhimin të mbetjeve, 112 700 njerëz më shumë kanë akses në shërbimet e menaxhimit të mbetjeve në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës (nga 104 600 banorë në vitin 2010 në 217 300 banorë në vitin 2012)
• 7 nga 18 NJQV të mbështetura kanë filluar të ofrojnë shërbim në fushën e mbetjeve për herë të parë. Alokimi i buxhetit lokal për shërbimin e mbetjeve është rritur në të gjitha NJQV-të e mbështetura me një mesatare prej 11 %.
• 5 nga 18 NJQV kanë tashmë aktivitete zyrtare riciklimi në territoret e tyre. Në Lezhë, janë ricikluar 1047 ton/vit dhe në Shkodër 550 ton/vit. Në vitin 2007, në fillim të dldp-së, nuk kishte as pajisje për riciklim dhe as riciklim nuk bëhej në asnjë NJQV.
• U hartua një manual mbi koston e planifikimit vendor të menaxhimit të mbetjeve dhe ky manual është konsultuar në shkallë të gjerë në lidhje me planifikimin dhe shërbimin lokal të menaxhimit të mbetjeve, sipas strategjisë kombëtare. Manuali është njohur nga autoritetet kombëtare.
• Është kryer një studim mbi “Modelin e optimizimit të mbledhjes së mbetjeve dhe transportit në Shqipëri’.
• Nëpërmjet këtij studimi, 54 NJQV-ve nga Shkodra dhe Lezha iu është ofruar një analizë kostoje e detajuar për shërbimet e mbetjeve me potencial për optimizim kostoje. Për 22 NJQV, ishte hera e parë që llogaritej kostoja e shërbimit. Nëse do të zbatohen skenarët e parashikuara në studim, kostot e shërbimit do të reduktohen deri në 40 %.
• Siç është thënë në raportin e BE-së (2013), zbatimi i legjislacionit në fushën e mbetjeve është bërë vetëm në tre qarqe, dy nga të cilat mbulohen nga dldp-ja. Për këtë arsye, eksperiencat dhe rezultatet e arritura nga dldp-ja janë përdorur për të hartuar planet rajonale në Shkodër e Lezhë.