Dldp ka ndarë dhe diskutuar me ekspertët e Njësive të Qeverisjes Vendore dy dokumente të rëndësishme mbi menaxhimin e financave vendore të hartuara në bashkëpunim me ekspertët vendor dhe ndërkombëtar gjatë fundit të viti të kaluar dhe fillimit të këtij viti. Dy raportet janë:
Raporti i Vlerësimit dhe Monitorimit të dldp për mbështetjen që ju është ofruar NjQV gjatë vitit 2013 në hartimin e paketës fiskale. Ky raport është rezultati i një vlerësimi tematik, prandaj vlerësimi i ndikimeve të tij duhet konsideruar vetëm në lidhje me një komponent të programit, atë të mbështetjes të paketës fiskale. Ndikimi i programit përsa i përket aspekteve të tjera të mbështetur nga dldp si Planifikimi Strategjik dhe Planifikimi Buxhetor Afatmesëm, mund të konsiderohet vetëm për aq sa mbështetja e paketës fiskale ka patur ndikim në indikatorët respektivë që shërbejnë për të monitoruar këto aspekte të cilat këtu janë referuar si indikatorë global të ndryshimit.
Gjithashtu dldp ka ndarë me ekspertë edhe dokumentin “Parashikueshmëria e të Ardhurave dhe Qëndrueshmëria e Qeverisjes Vendore në Shqipëri”. Qëllimi i këtij raporti është të shqyrtoj parashikueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e të ardhurave të qeverisjes vendore në Shqipëri, të identifikojë modelet e shpërndarjes së të ardhurave dhe ndikimet e mundshme të ndryshimeve strukturore në sistemin e taksave ndërqeveritare.
Dldp prezantoi gjetjet e identifikuara nga hartimi i këtyre dy raporteve në tryeza diskutimesh dhe hartimin e politikave kombëtare në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Vendore dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm. Disa nga gjetjet dhe sugjerimet e raporteve u pasqyruan në strategjinë ndërsektoriale të decentralizimit.
Plani i Zhvillimit Strategjik dhe Plani Buxhetor Afatmesëm janë ndarë me Instrumentet e Menaxhimit Financiar, në kuadër të angazhimit të FMN në procesin e hartimit të strategjisë vendore për Planin e Zhvillimit Strategjik në Shqipëri.
Gjatë 2014 dldp 3 ka zhvilluar trajnime rajonale për Planin e Zhvillimit Strategjik dhe Plani Afatmesëm Buxhetor për qarqet e reja (Durrës, Kukës dhe Dibër). Është nënshkruar një Memurandum Mirëkuptimi ndërmjet ASPA dhe dldp, po ashtu edhe një plan i përbashkët aktivitetesh. Kurrikula dhe metodologjia e trajnimit si dhe lista e ekspertëve që drejtuan sesionet e trajnimeve janë të miratuar nga ASPA ndërsa kurrikulat janë njohur edhe nga Ministria e Financave.
Instrumenti i Planifikimit Financiar është plotësuar nga bashkia Shkodër dhe ekspertët e NJQV-ve janë trajnuar në punë gjatë 3 muajve të fundit.
2 koncepte të PZFP do të lidhen me zonën e Malësisë së Madhe (PBAM i integruar për 6 NJQV) dhe Lezhë (PBAM i integruar për 10 NJQV).