Në fushën e MFP-së, dldp-ja ka hartuar në fazën e dytë përqasjen PSZHePBA, ku “PSZH” është akronim i Planifikimit Strategjik të Zhvillimit, “PBA”, akronim i Programit Buxhetor Afat-mesëm bazuar në një strukturë programi me orientim performancën dhe “e” përfaqëson Instrumentin e Planifikimit Financiar të bazuar në excel (IPF) hartuar për të lehtësuar planet financiare koherente në terma afat-mesëm në një proces të kombinuar nga lart-poshtë dhe poshtë-lart.
Përqasja PSZHePBA u hartua në përputhje të plotë me kërkesat ligjore të buxhetimit të Shqipërisë, duke marrë parasysh veçanërisht ligjin Nr. 9936, të miratuar në vitin 2008, “Mbi menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”. Megjithatë, në fillim të fazës së dytë të dldp-së, koncepti i PBA-së, parashikuar nga ligji Nr. 9936 në nenin e tij 26, ishte mjaft i paqartë për shumicën e aktorëve në nivel lokal.
• Përqasja PSZHePBAM u testua plotësisht dhe u vu në zbatim në 8 NJQV gjatë vitit 2013
• NJQV-të e mbështetura nga dldp-ja i plotësojnë kërkesat mbi gjithë-përfshirjen në masë të madhe (90% krahasuar me 38 % jo të mbështetura), këto NQJV janë të klasifikuara më mirë në identifikimin e risqeve në planifikim në PBA (NJQV-të me mbështetje nga dldp-ja 89 %/ 38 % pa mbështetje) dhe informimin mbi nivelin e borxhit (NJQV me mbështetje 90%, pa mbështetje 55 %), ndërkohë që ka ndryshim më të madh në informacionin që ofrohet për programin (me mbështetje 100 % /pa mbështetje 18 %).
• Transparencë dhe pjesëmarrje në planifikim politikash dhe buxhetim. Rezultatet nga vlerësimi tematik për transparencë në planifikim politikash dhe pjesëmarrje cilësohen më shumë se 60 % të NJQV-ve të mbështetura nga dldp-ja si të mira ose madje të shkëlqyera me vlerësime A ose B në një shkallë nga A-D (bazuar ne indikatoret e PEFA).
• Përqasja PSZHePBA është përdorur gjithnjë e më shumë në NJQV-të e Shkodrës dhe Lezhës. PSZH-të e reja janë hartuar ose përditësuar me mbështetjen e dldp-së, cilësia formale e PBA-së është përmirësuar ndjeshëm dhe për më tepër, programi i planifikimit financiar është finalizuar dhe përdorur në mënyrë të suksesshme.
• Drejtoria e Marrëdhënieve Fiskale Ndër-Qeveritare e MF-së është konsultuar rregullisht me dldp-në përpara se të shpërndaheshin udhëzuesit për buxhetim, dhe mendimet e dldp-së janë marrë në konsideratë në shumë raste. Për më tepër, MF e mbështet plotësisht Instrumentin e planifikimit financiar IPF dhe e ka promovuar zbatimin e tij në mbarë vendin. Më së fundmi, Drejtoria e Marrëdhënieve Fiskale Ndër-qeveritare e ka mbështetur finalizimin e manualit për trajnim në fushën e planifikimit strategjik të zhvillimit dhe buxhetimit me bazë performancën në terma afatmesëm.