Në kuadër të aktiviteteve të saj, dldp më 27 korrik 2015, organizoi në ambientet e hotel Rogner, Komitetin Koordinuesku fokus kryesor ishte takimi me kryetarët e rinj të bashkive, të dalë fitues në zgjedhjet e 21 qershorit. Nderonte me pjesëmarrjen e tij edhe Ambasadori i Zvicrës në Tiranë, z.Christoph Graf. Gjithashtu merrnin pjesë edhe përfaqësues të ministrive të linjës, programit STAR dhe organizatave partnere të dldp që kanë pilotuar Programin e Zonave Funksionale.
Takimin e hapi znj.Valbona Karakaçi, Menaxhere e Programit dldp. Në fjalën e saj përshëndetëse, znj.Karakaçi falenderoi kryetarët e rinj për përgjigjen pozitive ndaj ftesës së dldp, pavarësisht se akoma procedurat ligjore për konstituimin e këshillave bashkiake nuk kanë përfunduar në të gjitha bashkitë.
Znj. Karakaçi u shpres se: “Vlerësojmë që pushteti vendor ka nevojë për një platformë ku duhet dëgjuar, dhe Komiteti Koordinues është një prej tyre.”Ajo evidentoi faktin që 11 nga 18 bashkitë e zonës së programit (5 qarqeve) janë prezent, ndërkohë që për hir të rëndësisë së madhe që kanë një numër reformash në vijim, përfaqësues të nivelit nacional nga ministritë e linjës i janë bashkuar këtij takimi të Komitetit Koordinues të dldp.
Më tej, znj.Karakaçi theksoi rëndësinë e këtij takimi që zhvillohet në një periudhë e cila përkon me momentin kur dldp po planifikon paketat e saj të mbështetjes për 6-mujorin e dytë të 2015.
Në fjalën e tij,z. Christoph Graf theksoi mundësitëdhe sfidate reja në zhvillimin lokal, tani me reformën e re territoriale. Ai vlerësoi që ka një progres në qeverisjen vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshi edhe Zvicrën kanë mbështetur reformën me qëllim përmirësimin e administrimit të çështjeve vendore në Shqipëri.
“Sfidat e reja kërkojnë përgjigje të reja dhe DLDP, si dhe programe të tjera të mbështetura nga Zvicra dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë janë të gatshëm për të ndihmuar.”-tha z. Graf.
Mesazhi i Ambasadorit Graf për kryetarët e rinj ishte:“…Ju si kryetarë të sapozgjedhur të bashkive jeni në mes të një hap historik për qeverisjen vendore në Shqipëri. Koha dhe mundësitë kanë ardhur për ta bërë decentralizimin një realitet të gjallë dhe t’i tregojnë qytetarëve shqiptarë se një administratë më efikase do të vendoset në territoret e reja.”
Pas fjalës së Ambasadorit, sipas axhendës së takimit znj.Valbona Karakaçi prezantoi më gjerësisht Programin dldp, linjat e tij të veprimit, një historik të shtrirjes së programit që nga viti 2006 dhe më tej kaloi në prezantimin e secilës prej paketave afat shkurtra të mbështetjes: shtator- dhjetor 2015.
Në përfundim të takimit, znj. Valbona Karakaçi në emër të dldp, falenderoi pjesëmarrësit duke u lënë takimin e parë të radhës në vizitën studimore në Zvicër.
Takim me kryetarët e rinj në kuadër të Komitetit Koordinues

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more