Në përgjigje të sfidave të reformës territoriale, dldp prezantoi më datë 18 qershor, një studim sesi mund të arrihet integrimi i menaxhimit të mbetjeve urbane në bashkitë e reja, tëdala pas zgjedhjeve të 21 Qershorit. Studimi i hartuar nga ekspertët zviceranë synon të përmbledhë në hapa eksperiencën e fituar në Zvicër nga amalgamimi në një të vetme i 9 komunave në Val-de-Travers, duke e bashkuar atë edhe me gjetjet e dldp nga pilotimi i bashkëpunimit ndërvendor në njësitë vendore të Pukës dhe Malësisë së Madhe.
Ky studim u prezantua para ekspertëve të organizatave partnere të dldp si Coplan, URI, REC, Eden, Millieukontakt, AGC si dhe u diskutua edhe me disa prej anëtarëve më aktivë të qendrës së kompetencës. Studimi rekomandon që integrimi i shërbimit në njësitë e reja vendore të bëhet me disa faza, duke synuar fillimisht kalimin pa probleme të fazës tranzitore nga disa administrata në një të vetme, organizimin institucional të saj, një planifikim të mirë dhe konsolidim të shërbimit. Optimizimi i shërbimit i hap rrugën shtrirjes së tij në një popullsi dhe territore më të gjera për të arritur në fazën e fundit ku mbulohet gjithë popullsia dhe territori me shërbim.
Nga diskutimet u rekomandua mbajtja parasysh e kuadrit ligjor shqiptar në lidhje me zbatimin e strategjisë kombëtare të mbetjeve dhe standarteve të saj, pa lënë mënjanë edhe ambicien e administratave të reja për të përmirësuar shërbimin, çka mund të ndikojnë në përshpejtimin ose edhe bashkimin e hapave të propozuar për integrimin e shërbimit.
Pas konsultimeve të gjera, dldp synon që gjetjet e këtij studimi në formën e rekomandimeve të mund t’ia përcjellë të gjitha njësive të reja vendore si një tjetër kontribut për zbatimin e reformës territoriale.
Dldp prezanton një studim për integrimin e sistemeve të menaxhimit të mbetjeve

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more