Në kuadër të mbështetjes që dldp po u jep njësive vendore të Malësisë së Madhe dhe Pukës për ngritjen e skemave ndërvendore të menaxhimit të mbetjeve urbane, u organizua një trajnim mbi krijimin e një baze sistematike për monitorimin dhe vlerësimin e nivelit të ofrimit të shërbimit.
Merrnin pjesë në këtë trajnim specialistë të shërbimeve publike nga bashkitë Pukë, Koplik, Fushë Arrëz dhe komunat Qerret, Shkrel, Gruemirë. Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte aftësimi i strukturave lokale për krahasimin e cilësisë së shërbimit të ofruar (benchmarking), si një instrument i rëndësishëm menaxhimi për një vendimmarrje të informuar të NjQV-ve.
Nëpërmjet shembujve praktikë, pjesëmarrësit u njohën me metodologjinë e benchmarking që dldp ka zhvilluar për sektorine menaxhimit të mbetjeve, hapat për grumbullimin e të dhënave, ngritjen e një sistemi indikatorësh (treguesish) mbi bazën e të cilëve do të gjykohet pastaj për gjendjen e infrastrukturës ekzistuese, cilësinë e shërbimit, qëndrueshmërinë financiare dhe aspekte menaxheriale të ofrimit të shërbimit.
Metodologjia benchmarking është prezantuar nga dldp në disa platforma kombëtare dhe ndërkombëtare. dldp synon që nëpërmjet pilotimit sa më të gjerë të këtij sistemi të arrijë në identifikimin dhe hartimin e standardeve të shërbimit.
Seminar trajnimi për benchmarking dhe indikatorët e matjes së performancës së shërbimit

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more