Java e Inovacionit: Dita e “Qyteteve Inteligjente“

Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike në bashkëpunim me DLDP organizuan “Ditën e qyteteve inteligjente”, e cila u zhvillua në kuadër të Javës së Inovacionit, më 16 maj 2015, në qytetin e Lezhës dhe Komunën Kallmet.

Java e Inovacionit prezantoinjë numër aktivitetesh që promovuan shoqërinë e informacionit dhe projektet inovative që kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në përmirësimin dhe lehtësimin e komunikimit dhe shërbimit ndaj qytetarit. Pjesë e këtyre aktiviteteve ishte edhe qeverisja vendore, e cila është para sfidës së ofrimit të shërbimeve në një hapësirë të re administrative dhe që do të kërkojë shfrytëzimin e zhvillimit të teknologjisë në funksion të administrimit dhe zhvillimit të pushtetit vendor. 

 

Për këtë arsye, “Dita e qyteteve inteligjente”u organizua në Lezhë, ku u prezantua modeli “SistemiiIntegruar iZyrës me 1 Ndalesë” [SiZ1N],i implementuar nga Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (DLDP) në partneritet me Bashkinë Lezhë dhe Komunën Kallmet.

Në këtë aktivitet morën pjesë Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, zj. Milena Harito, Ministri për Çështjet vendore, z. Blendi Çuçi, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, z. Christoph Graf, Kryetari i Bashkisë Lezhë dhe Komunës Kallmet, deputetë të zonës, përfaqësues të institucioneve të tjera qendrore dhe donatorë që kanë shfaqur në vijimësi interesin për këtë këtë projekt.