Lançohet nisma e kompostimit në komunitet përmes një program aktivitetesh treditore, 6- 8 maj, 2015, në rajonin e Pukës.
Njësitë Vendore të Rajonit të Pukës (bashkia Pukë, bashkia Fushë Arrëz, komuna Qerret, komuna Qafë Mali dhe Qelëz), përfaqësuar nga Bashkia Pukë, në bashkëpunim me shkollën e mesme të përgjithshme “Sabah Sinani” me asistencën e Co-Plan dhe me mbështetjen e Dldp dhe Rrjetit Mjedisor (ENV.net) për të mbështetur skemën ndërvendore dhe nismën e kompostimit në komunitet organizuan programin promovues “Kompostojmë së bashku për një mjedis më të shëndetshëm”.
Ky program shërben si asistencë për njësitë vendore dhe specialistët lokalë për aplikimin në praktikë të kompostimit në komunitet, dhe për organizimin e fushatave informuese dhe sensibilizuese duke rritur njohuritë dhe praktikat mësimore të nxënësve në mbështetje të praktikave të riciklimit dhe kompostimit.
Për të ndërgjegjësuar dhe edukuar komunitetin lokal dhe nxënësit e rajonit të Pukës u zhvilluar një mori aktivitetesh duke filluar nga përgatitja e materialeve informuese sensibilizuese me mbështetjen e drejtëpërdrejtë nga studentë vullnetarë nga Universiteti Polis. Këta studentë së bashku me përfaqësues të Bashkisë Pukë ngritën dhe trajnuan një grup vullnetarësh prej 15 nxënës dhe mësues të përzgjedhur nga një shkollë e Pukës për ndjekjen dhe mirëmbajtjen e procesit të kompostimit në shkollë dhe për promovimin e tij në të gjithë rajonin e Pukës. Grupi i
vullnetarëve nën koordinimin e Bashkisë Pukë ndërmorrën një proces sensibilizimi dhe anketimi nëpërmjet kontaktimit të komunitetit dhe shpërndarjes së materialeve sensibilizues dhe informues si postera dhe fletëpalosje.
Për finalizimin e këtij programi u zgjodh data 8 Maj, si “Dita e Europës – Le të Pastrojmë Europën”, duke organizuar një event të hapur për promovimin e kompostimit me shkollën e mesme të përgjithshme “Sabah Sinani”.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Kryetari i Bashkisë Pukë, z. Beqir Arifaj, Drejtoresha e Shkollës së Mesme “Sabah Sinani” Pukë, znj. Anxhelina Paloka, si dhe përfaqësues nga Nënprefektura, Drejtoria Arsimore, Bashkia Fushë Arrëz dhe nga shkolla tetëvjeçare. Aktiviteti pati jehonë në gjithë rajonin e Pukës edhe nga mediat lokale duke rritur ndërgjegjësimin dhe edukimin e komunitetit lokal dhe nxënësve në rajonin e Pukës, për nismën e pastrimit dhe kompostimit në komunitet.

Lançohet nisma e kompostimit në komunitet në rajonin e Pukës

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more