Diagnostifikimi i performances finanaciare te bashkise shkodër ne frymën e instrumentit PEFA dhe Implikime mbi reformat e pritshme ne ligjin organik dhe financave vendore

Ditën e hënë më datë 30 mars, në Shkodër, anëtarë të administratës publike të Bashkisë Shkodër, anëtarë të qendrës së kompetencës, përfaqësues tëinstitucioneve kombëtare (Ministria e Financave) dhe ekspertë të fushës (anëtarë të grupit të punës për rishikimin e Ligjit Organiki), si dhe përfaqësues të programeve të angazhuara në çështjet e pushtetit vendor (PLGP/USAID e NJQV partnere të tyre)u informuan dhe validuan gjetjet mbi performancën financiare të Bashkisë Shkodër dhe bazuar në gjetjet e më gjerë diskutuan ë në lidhje me ndryshimet e pritshme në kuadrin ligjor që rregullon funksionimin dhe financimin e pushtetit vendor.

 

Gjetjet dhe rezultatet paraprake të raportit draft u ndanë me ekspertët e Bashkisë Shkodër dhe ekspertë të Qendrës së Kompetencës, të cilët dhanë mendimet dhe opinionet e tyre. Një raport i detajuar ku paraqiten standartet e frymëzuara nga PEFA dhe rezultati nga vlerësimi për secilin prej indikatorëve do të përfundohet në shqip dhe do të ndahet me ekspertët e Bashkisë Shkodër për komente të mëtejshme. PEFA është një instrument i Bankës Botërore për matjen e performancës së qeverisjes në menaxhimin e financave publike dhe llogaridhënien. Një raport i tillëështë përdorur për matjen e performacës së Qeverisë Shqiptare në 2006 dhe 2011 dhe është hera e parë që përgatitet në nivel vendor në Shqipëri. 

Në pjesën e dytë të takimit u diskutua se si gjetjet e raportit mund të përdoren  për  rishikimin e kuadrit ligjor. Gjithashtu u prezantuan edhe disa gjetje paraprake të raportit mbi rregullimin e alokimit të funksioneve, mundësitë dhe sfidat për njësitë e qeverisjes vendore. Ekspertët e NJQV-ve morën pjesënë mënyrë aktive dhe dhanë mendimet e tyre për ndyshimet që duhen bërë tek Ligji Organik.