Qendra e kompetencës për menaxhimin e mbetjeve viziton Prishtinën

Dldp në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit organizoi me 26-27 Mars, një udhëtim studimor në Kosovë, me qendrën e kompetencës së dldp, në fushën e menaxhimittë mbetjeve urbane. Udhëtimi kishte si objektiv eksplorimin dhe ballafaqimin e eksperiencave mes dy vendeve në njërin prej sektorëve më prioritarë të shërbimeve publike. Në këtë udhëtim morën pjesë përfaqësues nga njësitë vendore partnere të dldp, ministrive të linjës dhe ekspertë që ndihmojnë në zbatimin e paketave të mbështetjes së dldp për njësitë vendore në lidhje me modelin e llogaritjes së kostove dhe tarifave si dhe metodologjisë së benchmarking. Grupi nga Shqipëria kryesohej nga Zëvendësministrja e Mjedisit znj.Olijana Ifti.

Në ditën e parë të udhëtimit studimor, u organizua njëworkshop i përbashkët me kolegët kosovarë të DEMOS dhe ekspertëve të Ministrisë së Mjedisit të Kosovës. Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave – (DEMOS) përkrah komunat në arritjen e përmirësimeve të dukshme dhe të prekshme në ofrimin e shërbimeve të tyre për qytetarët. Projekti DEMOS punon me 17 komunat partnere, me një mbulim prej rreth 40% të popullsisë së Kosovës. Ky projekt, ashtu si edhe dldp, financohet nga Qeveria e Zvicrës dhe zbatohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation, një organizatë ndërkombëtare zhvillimi me qendër në Zvicër dhe me aktivitet në 33 vende e 4 kontinente.

Gjatë sesioneve të këtij workshopi u prezantuan eksperiencat e dldp për modelin e llogaritjes së kostos dhe metodologjisë së benchmarking si dhe të DEMOS për punën e zhvilluar në komunat partnere për organizimin e shërbimit dhe riciklimin si dhe aplikimi i modelit të llogaritjes së kostos në komunën e Pejës.  Dy prezantime të tjera të kuadrit ligjor në Kosovë për menaxhimin e mbeturinave dhe ndikimet e ndryshimeve në legjislacionin si dhe eksperienca e Zyrës Rregullatore të Kosovës për Ujë dhe Mbeturina (ZRRUM) në lidhje me metodologjinë e llogaritjes  dhe vendosjes së tarifave në Kosove deri në vitin 2012, kur kjo kompetencë iu kalua komunave, plotësuan sesionin e prezantimeve. Diskutimet e pjesëmarrësve shtuan interesin për të identifikuar pika në modelet respektive të cilat mund të lehtësojnë zbatimin në praktikë të modeleve pilot.

Dita e dytë e udhëtimit studimor filloi me takimin e grupit të ekspertëve vendorë në kompaninë regjionale “Pastrimi” të Prishtinës. Kryeshefi Ekzekutiv I kësaj kompanie z.Feim Salihu, prezantoi funskionimin dhe sfidat me të cilat përballet kjo kompani me një eksperiencë mbi 50 vjeçare dhe me rreth 500 punëtorë. Pjesëmarrësit vlerësuan eksperiencën e fituar të kompanisë për faturimin dhe grumbullimin e të ardhurave, fleksibilitetin në mbajtjen në gadishmëri të një parku me më shumë se 50 kamionë, mënyrën inovative të monitorimit të shërbimit dhe organizimit të brendshëm të saj. Një vizitë e shkurtër në ambientet e kompanisë dhe zyrat e faturimit e komunikimit me publikun ishin shumë interesante. Vizita tjetër u zhvillua në Fushë Kosovë në biznesin e riciklimit R.S.I. Kosova. Ky biznes me kapital të përbashkët zviceran dhe kosovar, po bënte përpjekje të shumta për t’u faktorizuar si njëaktor i rëndësishëm. Marrëdhëniet me partnerë lokalë dhe të huaj, i kishin siguar këtij biznesi menaxhuar nga Valdet Azemi, mundësinë që të përpunonteçdo ditë një sasi të konsiderueshme letre dhe plastike. Duke qenë se të dy vendet janë në fazat e para të zgjerimit të biznesit të riciklimit edhe bisedat ishin konkrete dhe interesante. Cilësia e materialeve të grumbulluara, mënyra e pagesës dhe përpunimit, pengesat doganore dhe çmimet e variueshme ishin çeshtjet që u diskutuan më gjatë. Zëvëndësministrja e Mjedisit, znj.Ifti në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga z.Azemi për pamundësinë e eksportimit të materialeve të riciklueshme nga Kosova, për mungesë të nënshkrimit të konventës së Bazelit, shpjegoi diskutimin e zhvilluar me kolegun e saj kosovar, për gjetjen e mundësive për mbështetjen e biznesit, qoftë duke bërë edhe ndryshimet e duhura ligjore. Në shpjegimet e tij z.Azemi u ndal në eksperincat e zhvilluara në Prishtinë me riciklimin, sidomos në lagjen Dardania si dhe vështirësitë që ndesh me riciklimin nga familjarët. Ai grumbullonte material të riciklueshëm kryesisht nga bizneset, e sidomos marketet e shumta në kryeqytetin kosovar.

Vizita u zhvendos nga zyrat në kapanonet e kompanisë, ku pjesëmarrësit u njohën me ndarjen e plastikave të ndryshme në varësi të cilësisë dhe çmimit, procesit të bluarjes së tyre, paketimit  dhe përgatitjes për treg.