Programi për Zhvillim Lokal dhe Decentralizm (dldp) zhvilloi nëPukë, më datën 25 mars 2015 mbledhjen e dytëtë Komitetit Koordinues.
Në këtë takim të Komitetit Koordinues merrnin pjesë mbi 30kryetarë dhe përfaqësues të Njësive të Qeverisjes Vendore (bashki dhe komuna), nga qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër dhe Durrës. Takimi u mirëprit nga Bashkia Pukë.
Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, z. Christoph Graf, si pjesë e vizitës së tij në bashkinë Pukë.
Ndër çështjet kryesore të diskutuara në këtë takim, ishin prezantimi i arritjeve të Dldp gjatë vitit 2014,kontributet e pritshme gjatë 2015, rezultatet gjatë tremujorit të parë të këtij viti dhe plani i punës për tremujorin e ardhshëm, programi i Zonave Funksionale si dhe modalitetet e Komitetit Koordinues.
Më tej takimi vijoi me prezantimin nga nëpunës të programit mbi venddepozitimet ilegale dhe landfillet, sfidat e qeverisjes vendore dhe reforma territoriale, hapat e prezantuar.
Një vend të rëndësishëm në këtë takim zuri edhe diskutimi për ndryshimete propozuara në ligjin organik të funksionimit të qeverisjes vendore në Shqipëri dhe gjetjet e deritanishme.
Ambasadori Graf ndoqi me vëmendje diskutimet dhe propozimet e hedhura nga kryetarët dhe ekspertët e dldp-së mbi ndikimin e reformës së re territoriale në ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, mbi mundësitë e miratimit sa më të shpejtë të ligjit të ri organik dhe adoptimit të këtij ligji në varësi të natyrave të ndryshme të njësive të ardhshme të qeverisjes lokale.
Mbledhja e Komitetit Koordinues ishte kombinuar edhe me vizitë në terren, për të parë edhe efektet pozitive të projekteve të mbështetura nga dldp.
Ky aktivitet u mbyll me një drekë zyrtare të organizuar në Hotel Puka ku kryetari i bashkisë Pukë, z. Arifaj, i dhuroi ambasadorit zviceran, z. Graf në shenjë mirënjohje ”Simboline Qytetit”,duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë zvicerane për zhvillimin e këtij rajoni.
Zhvillohet takimi i dytë i Komiteti Koordinues në Pukë

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more