Në kuadër të mbështetjes së rrjetit të grave në politikë, DLDP zhvilloi takime konsultative me gratë këshilltare të qarkut Durrës, Peshkopi dhe Kukës përkatësisht në datat 9, 10 dhe 16 mars.
Takimet u fokusuan së pari në zgjerimin e rrjetit të grave në politikë dhe së dyti në diskutimin e sfidave që gratë këshilltare kanë përpara zgjedhjeve lokale të 2015 e parë në këndvështrimin e zbatimit të reformës së re territoriale dhe rritjes së përfaqësimit të tyre në këshillat e ardhshëm vendorë.
Problematikat e spikatura gjatë diskutimeve në takime lidhen sidomos me sfidat aktuale që hasin gratë në politikë me rolin e tyre në rritjen e përfaqësimit të numrit të grave dhe garantimin e ofrimit të shërbimeve sociale në gjithë territorin e njësive të reja vendore.
Gratë si pjesë e strukturave të partive politike kanë në favorin e tyre qasje të reja të lidershipeve politike, përfaqësimin 50 me 50 në këshillat e ardhshëm bashkiake. Ndërkohë, nga ana tjetër, do të përballen me problematikat e grave brenda partive politike dhe grave si votuese.
Pra sa realisht qasjet e lidershipeve do të zbatohen dhe do të kenë efekt në rritjen e përfaqësimit të grave në vendimmarrjen lokale, ndërkohë që anëtarësia e grave në strukturat e partive është shumë më e ulët krahasuar me atë të burrave.
Një sfidë tjetër ka të bëjë me faktin se këshillat e ardhshëm të pushteteve vendore do të kenë një numër më të vogël këshilltarësh për një territor më të madh në administrim dhe një betejë më të fortë për të qenë pjesë e këtyre këshillave.
Në vijimësi të takimeve konsultative, DLDP dhe rrjeti i grave në politikë do të ndërmarrin një sërë forumesh në të 5 qarqet me pjesëmarrje më të gjerë duke përfshirë edhe gratë anëtare të partive politike si edhe përfshirjen e lidershipeve të partive në nivel rrethi.
Takime konsultative me gratë këshilltare të NJQV

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more