Në ambientet e Ministrisë së Arsimit u zhvillua më datë 10 mars një takim përgatitor për kampionatin e riciklimit. Ky kampionat i filluar vitin e kaluar mes shkollave të qytetit të Shkodrës, tashmë do të mund të organizohet edhe në plot 9 qytete të tjera Shqipërisë. Janë Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, Berati, Gjirokastra, Korça, Lezha dhe Saranda të cilat do t’i bashkangjiten iniciativës së Shkodrës për të promovuar riciklimin nëpërmjet organizimit të aktiviteteve sportive në shkolla.
Në këtë takim merrnin pjesë drejtues të Drejtorive Arsimore Rajonale, Zyrave Arsimore dhe Agjensive Rajonale të Mjedisit. Menaxherja e programit znj. Valbona Karakaçi prezantoi linjat kryesore të programit dhe objektivat e dldp në këtë iniciativë të rëndësishme. Ajo evidentoi faktin që kampionati i riciklimit do të mobilizojë një numër shumë të madh nxënësish në mbarë vendin, ashtu sikurse do të ketë përveç Ambasadës Zvicerane edhe mbështetjen e disa donatorëve të tjerë të rëndësishëm. Politikat e Ministrisë së Mjedisit dhe rëndësia e edukimit mjedisor për një Shqipëri sa më të pastër, ishin çështjet kryesore të trajtuara në fjalën e zv. Ministres së Mjedisit znj. Olijana Ifti. Ndërkohë znj. Nora Malaj, zv.Ministre e Arsimit theksoi faktin që një iniciativë e tillë përkon me strategjinë e qeverisë për t’i kthyer shkollat në qendra komunitare. “Mësimi nëpërmjet lojës”, do të mundësojë që krahas zbavitjes nxënësit të rrisin njohuritë dhe përgjegjësinë e tyre ndaj mjedisit. Nëpërmjet riciklimit jo vetëm nxënësit dhe shkollat, por të gjithë fitojnë. Fitojnë para nga riciklimi i letrës, kartonit dhe plastikave shkollat që grumbullojnë dhe i riciklojnë ato, por fiton një mjedis më të shëndetshëm gjithë komuniteti përreth.
Më pas para të pranishmëve dldp prezantoi skemën e propozuar për organizimin e kampionatit në të gjithë këto qytete dhe finalet e tij në nivel kombëtar. Aktorët e përfshirë, detyrat dhe rezultatet që priten u diskutuan me specialistët e arsimit dhe mjedisit të ftuar në takim. Në takimin e radhës do të prezantohen në një material të integruar të gjitha rekomandimet e dhëna, që do të reflektohen në një plan pune me afate konkrete. Me përfundimin e fazës përgatitore (brenda marsit) dhe koordinimit mes institucioneve dhe donatorëve të angazhuar do të bëhet edhe lançimi i kampionatit të riciklimit.
Fillojnë përgatitjet për kampionatin e riciklimit

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more