Më 12 shkurt, DLDP organizoi takimin e parë me rrjetin e grave në politikë.
Takimi u fokusua në diskutime rreth aktiviteteve të zhvilluara nga rrjeti i grave në politikë gjatë fazës së dytë të dldp, si dhe në prezantimin e planit të aktiviteteve për rrjetin e grave për vitin 2015.
Në takim morën pjesë anëtare të rrjetit të grave në politikë nga qarqet Shkodër e Lezhë, të cilat janë këshilltare të bashkive për forca të ndryshme politike, të aktivizuara gjatë fazës së dytë të programit (2011-2013); gra që janë mbështetur nga dldp për ndjekjen e Akademisë së Studimeve Politike; anëtare të stafit të dldp3, si dhe ekspertë lokalë për përfshirjen sociale.
Pjesëmarrëset në takim diskutuan rreth aktiviteteve të zhvilluara në kuadrin e rrjetit të grave gjatë dldp2. Pavarësisht forcave politike që anëtarët e rrjetit i përkasin, diskutimet e tyre u përqendruan në shkëmbimin e eksperiencës së fituar gjatë aktiviteteve të zhvilluara, si dhe evidentimin dhe mënyrat e zgjidhjes së problematikave të përbashkëta që ndeshin sot forumet e grave në politikë.
Në pjesën e dytë të takimit, stafi i dldp prezantoi hapat e bëra deritani për formimin e një database me gratë këshilltare të bashkive dhe qarqeve, duke theksuar se tashmë rrjeti është zgjeruar edhe me rrjetin e grave këshilltare nga qarqe të reja (Kukës, Peshkopi dhe Durrës) me të cilat punon dldp3.
Gratë këshilltare shprehën angazhimin e tyre për të marrë pjesë aktive dhe për të rritur bashkëpunimin mes tyre, pavarësisht forcave politike që ato përfaqësojnë, dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme, në mënyrë që ato t’i shërbejnë sa mirë komuniteteve të tyre.
Pjesëmarrëse në takim ishte edhe bashkëshortja e ambasadorit të Zvicrës në Shqipëri, zonja Nicole Graf. Ajo u njoh me problematikat që hasin gratë e angazhuara në sferën politike. Me sfidat e reja me të cilat do të përballen gratë në zgjedhjet lokale të këtij viti, si dhe mbështetjen dhe arritjet e tyre në kuadër të aktiviteteve që dldp ka zhvilluar duke bërë që gratë të jenë një zë më i fortë në rrethin politik ku ato japin kontributin e tyre.
Takimi i parë: Diskutime rreth aktiviteteve të zhvilluara nga rrjeti i grave në politikë gjatë fazës së dytë të dldp, si dhe njohja me planin e aktiviteteve për rrjetin e grave për vitin 2015

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more