Dldp prezanton qasjen e tij për sektorin e mbetjeve në Komitetin Ndërministror
Dldp mori pjesë në mbledhjen e parë të Komitetit ndërministror për mbetjet për vitin 2015. Në këtë takim, dldp pati mundësinë të prezantojë qasjen e programit për gjithë sektorin e mbetjeve dhe veçanërisht për hartimin e një sistemi benchmark-u si dhe nevojën e një Enti Rregullator për mbetjet dhe funksionet shtesë që duhet të ketë ai për këtë sektor. Në emër të dldp, Arben Kopliku, prezantoi mundësitë që eksperiencat e deritanishme të dldp-së ofrojnë për sektorin e mbetjeve. “Aplikimi i modelit të dldp për llogaritjen e kostos dhe tarifave ëshë një hap i rëndësishëm në vendosjen e standarteve të shërbimit. Modeli lejon krahasime dhe monitorime në nivel nacional dhe mundëson zvogëlimin e shkallës së rrezikut të korrupsionit në sektor”- tha në prezantimin e tij z. Kopliku. Gjithashtu, indikatorët kryesorë të shërbimit të cilët do të përbëjnë edhe bazën për krijimin e një sistemi benchmark-u iu prezantuan anëtarëve të Komitetit. Prezantimi i propozimeve të dldp për kompetencat rregullatore që duhet të këtë ERRU në gjithë sektorin e mbetjeve, jo vetëm tek trajtimi, por edhe grumbullimi dhe transporti i mbetjeve të ngurta si dhe kompetenca në përcaktimin e metodologjisë së llogaritjes së kostos dhe tarifës së grumbullimit dhe transportit të mbetjeve të ngurta zgjuan shumë interes tek anëtarët dhe të ftuarit në takim.
Komiteti i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, me anë të anëtarëve të tij pranë ministrive, siguron që çdo ministri të ketë një politikë të përbashkët dhe të unifikuar për administrimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit. Komiteti i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve bashkërendon detyrat e ministrive për menaxhimin e integruar mjedisor të mbetjeve në Republikën e Shqipërisë. Ky Komitet zhvilloi mbledhjen e tij të parë për vitin 2015, nën drejtimin e znj. Olijana Ifti, zëvendësministre e Mjedisit. Pjesëmarrës në këtë takim ishin zëvendësministrat e ministrive të linjës, si dhe donatorë e programe që veprojnë në fushën e menaxhimit të mbetjeve si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Zv. ministrja Ifti theksoi se linjat kryesore ku Ministria e Mjedisit ka përqendruar punën e saj për të përmirësuar situatën në drejtim të menaxhimit të mbetjeve të ngurta janë: hartimi i një legjislacioni të harmonizuar midis sektorëve specifikë, qartësimi i detyrave të pushtetit qendror dhe atij vendor, nxitja e partneriteti publik privat si dhe zbatimi i skemave të grumbullimit dhe ndarjes së mbetjeve në burim. Edukimi i publikut dhe aplikimi i parimit “Ndotësi paguan”, janë një tjetër drejtim për të përmbushur standardet mjedisore në administrimin e mbetjeve.” – tha znj. Ifti. Ajo evidentoi pamundësinë që me financat aktuale të mund të arrihen objektivat e vendosura në Strategjinë Kombëtare. Para anëtarëve të Komitetit Ndërministror, z. Mihallaq Qirjo prezantoi rekomandimet dhe propozimet e takimit të dt. 18. 11. 2014 të grupit këshillimor të mbetjeve. Znj. Alba Dakoli Wilson prezantoi para grupit rezultatet e një misioni identifikimi të nevojave në fushën e menaxhimit të mbetjeve, mbështetur nga qeveria zvicerane nëpërmjet SECO-s. Z. Redi Baduni, prezantoi konceptin e Ministrisë së Mjedisit për Krijimin e Fondit Mjedisor. Në fund të mbledhjes Komiteti përcaktoi planin e punës dhe aktivitetet sensibilizuese për vitin 2015. Mes aktiviteteve kryesore të parashikuara gjatë vitit 2015, janë edhe iniciativat e dldp për dhënien ERRU-së të funksionit të aprovimit të metodologjisë për llogaritjen e kostos dhe tarifave, kampionati i riciklimit dhe aplikimi i metodologjisë për vendosjen e standarteve të shërbimit.

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more