Ambasadori i Konfederatës Zvicerane takon zyrtarë qeveritarë dhe komunitetin gjatë vizitës në Shkodër
Më 12 shkurt, ambasadori zviceran, Sh. T. Christoph Graf zhvilloi një vizitë në Shkodër, ku u takua me partnerë dhe projektet që janë mbështetur nga Zvicra prej fillimit të vitit 2000. Fillimisht ambasadori Graf u prit nga kryetari i Bashkisë së Shkodrës, z. Luka. Biseda e hapur mes tyre i vuri theksin partneritetit të themeluar dhe ushqyer në kornizën e decentralizimit dhe zhvillimit vendor. Gjatë takimit u vlerësua ndihmesa e madhe që ka dhënë Zvicra në përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga bashkia për qytetarët përmes Zyrave me Një Ndalesë, planifikimin e menaxhimit vendor të plehrave, vendosjen e standardeve të menaxhimit të financave publike, përmirësimin e kapaciteteve dhe ndryshimin e botëkuptimit të punonjësve civilë dhe administratës.
Vizita e ambasadori Graf vijoi me takimin në ndërmarrjen e Ujësjellësit me drejtorin e saj, z. Kepi, ku u shkëmbyen mendime dhe u dha një përmbledhje të kontributit që Zvicra me partnerët e tjerë zhvillimorë kanë bërë për përmirësimin e funksionimit dhe menaxhimit të këtij shërbimi të rëndësishëm për qytetin.
Gjatë vizitës në Fototekën Marubi, ambasadori Graf njoftoi për një kontribut të Zvicrës që do të shkojë në drejtim të mbështetjes së krijimit të një prej vlerave më të çmuara të trashëgimisë së Shkodrës, Muzeumit Marubi. Gjatë vizitës në këtë institucion, ambasadorin Graf e shoqëronte ministrja e kulturës, znj. Mirela Kumbaro. Marrëveshja për kontributin e themelimit të Muzeumit Marubi u nënshkrua më vonë nga z. Graf dhe z. Bushati i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në praninë e zyrtarëve shkodranë dhe nga Tirana, si dhe dashamirëve të punës artistike të dinastisë Marubi.
Në pjesën përmbyllëse të vizitës së tij, ambasadori Graf vizitoi fabrikën e maskave në Shkodër, si një biznes i suksesshëm vendor që eksporton drejt tregjeve ndërkombëtare.
Vizita e Ambasadorit të Zvicrës në Shkodër

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more