Qeveria zvicerane rikonfirmon angazhimin për forcimin e qeverisjes vendore në Shqipëri

Ambasadori I Konfederatës Zvicerane, Z. Christoph Graf dhe Zëvendëskryeministri Z. Niko Peleshi, nënshkruan sot një marrëveshje të re, e cila siguron mbështetje për forcimin e qeverisjes vendore. Kjo shënon një fazë të re për Programin për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (DLDP), i cili kontribuon në forcimin e kapaciteteve të njësive të qeverisjes vendore, në 5 qarqe në veri të Shqipërisë si dhe të konsolidimit territorial dhe procesit të decentralizimit në Shqipëri.     

E mërkure, 11 Shkurt, Tiranë – Ambasadori zviceran Sh.T.Z. Christoph Graf dhe Zëvendëskryeministri Z. Niko Peleshi nënshkruan sot një marrëveshje për një projekt, i cili synon to forcojë dhe përmirësojë funksionimin e qeverisjes vendore në veri të Shqipërisë, me një angazhim financiar prej afro 7.2 milion franga zvicerane, për një periudhë 4-vjeçare.

 

Si një kontribut i vazhdueshëm për reformën territoriale dhe atë të decentralizimit, faza e propozuar parashikon konsolidimin e praktikave të mira në një shtrirje gjeografike më të madhe që mbulon gjithë veriun e Shqipërisë (Shkodër, Lezhë, Dibër, Durrës dhe Kukës), si dhe shpërndarjen në shkallë kombëtare të njohurive të zhvilluara, përmes një procesi institucional. Përqasja është ndërtimi mbi projekte konkrete, të cilat janë pilotuar në partneritet me NJQV-të në qarqet Shkodër dhe Lezhë, si p.sh.: Zyrat me një Ndalesë (Z1N), Planifikimi për Mbetjet në nivel vendor, standartet e Menaxhimit të Financave Publike, aksesi në fondet e BE dhe Bashkëpunimi ndërvendor. Modelet e planifikuara janë përshtatur në mënyrë që t’i përgjigjen reformave aktuale dhe atyre të ardhshme (p.sh. kalimi nga modeli i Z1N në modelin e Z1N të integruara), në partneritet me aktorët në nivel vendor dhe kombëtar, duke siguruar transferimin e njohurive dhe replikimin e mëtejshëm në të gjithë vendin. Vendosja e praktikave të mira brenda sistemit kombëtar do të sigurohet përmes kontributeve në politikëbërje (p.sh. strategjitë vendore dhe kombëtare që janë në proces zhvillimi apo rishikimi) dhe në edukimin e vazhduar të specialistëve në nivel vendor/kombëtar, të cilët do të zbatojnë këto modele të zhvilluara, në veprimtarinë e tyre profesionale. 

Si Ambasadori zviceran ashtu edhe Zëvendëskryeministri theksuan bashkëpunimin e frutshëm dhe partneritetin e suksesshëm gjatë fazës së mëparshme të programit. Faza e re do të zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation, një organizatë zvicerane me ekspertizë të veçantë në fushën e decentralizimit. Bashkitë dhe institucione të tjera shtetërore të nivelit qendror do të jenë përfitues nga ndarja e eksperiencave, praktikave më të mira dhe expertizës zvicerane. 

Ambasada e Zvicrës është një nga aktorët kryesorë që mbështesin në mënyrë aktive decentralizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore në Shqipëri. Në kuadër të Strategjisë së saj të Bashkëpunimit me Shqipërinë (2014-2017), Zvicra ka angazhuar afërsisht një të tretën e burimeve të veta buxhetore drejt forcimit të qeverisjes vendore.

 

Për sqarime të mëtejshme, ju lutemi të kontaktoni me: 

Znj. Elda Bagaviki

elda.bagaviki@eda.admin.ch