Modernizim i shërbimeve në nivelin vendor përmes projektit për Zyrat e Integruara me Një Ndalesë.

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, mbështetur nga dldp, organizoi ditën e premte, datë 30 Janar 2015 Takimin për Qeverisjen vendore dhe shërbimet administrative përmes projektit për Zyrat e Integruara me Një Ndalesë.

Gjatë takimit u diskutua për sportelet unike të shërbimeve administrative që do të ofrohen në mënyrë të dixhitalizuar nga bashkitë dhe komunat e sotme, në mënyrë që shërbimet të vijojnë të mbeten pranë banorëve.

Dldp prezantoi metodologjinë e ndjekur gjatë fazës së parë të projektit për Zyrat e Integruara me Një Ndalesë dhe listën prej 67 shërbimeve që është identifikuar gjatë këtij procesi.

Në takim morën pjesë përfaqësues programeve partnere si UNDP, Projekti STAR, përfaqësues të KPMG-së, Këshillit të Evropës, USAID/PLGP, si dhe përfaqësues të agjensive qendrore të shoqërisë së informacionit AKSHI dhe ADISApo ashtu edhe ekspertë vendorë nga bashkia Shkodër dhe Lezhë, të cilët janë edhe pjesë e projektit.