Tiranë, 07 Nëntor 2014 — Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, përmes Programit për Decentralizimin & Zhvillimin Lokal organizuan sot TRYZËN KONSULTATIVE me grupet e interesit në kuadër të përgatitjes së STRATEGJISË SË AXHENDËS DIXHITALE EVROPIANE TË SHQIPËRISË 2014-2020.
Tryeza konsultative u udhëhoq nga Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike Znj. Milena Harito si dhe u përshëndet nga Zëvendës Shefi i Misionit në Shqipëri Z Holger Tausch.
Ky aktivitet mblodhi së bashku expertë të fushës të teknologjisë dhe informacionit të insitucioneve publike dhe private, përfaqësues të telekomunikacionit, industrisë bankare etj.
Objektivi kryesor i Axhendës Dixhitale është krijimi i përfitimeve të qëndrueshme ekonomike dhe sociale nga themelimi i tregut të vetëm dixhital të bazuar në përdorimin e teknologjisë së informacionit. Qëllimi i kësaj strategjie është që Shqipëria të arrij të jetë në nivele konkurruese në fushën e Teknologjive të Informimit e të Komunikimit në rajon e më gjerë.
Në këtë tyrezë konsultative, kabineti i Ministrisë paraqiti idetë kryesore të Strategjisë së Axhendës Dixhitale të Shqipërsië duke vënë theksin në objektivat kryesore të qeverisë shqiptare për sektorin e teknologjisë së informacionit dhe hapat që do të ndërmerren :
•Përmirësimi i mjedisit rregullator dhe rindërtimi i strukturës së re inxhinierike duke ndërtuar koordinimin institucional;
•Ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme; (Dixhitalizimi dhe Modernizimi + Ndërtim);
•Vendosja e një sistemi monitorimi të brendshëm;
•Model i qendërzuar i ofrimit të shërbimit;
•Rritje e përgjegjshmërisë duke publikuar rezultatet e performancës;
•Përmirësimi dhe Konsolidimi i Zhvillimit të Infrastrukturës TIK.
Axhenda dixhitale e Shqipërisë synon të çojë vendin në hapësirat e zhvilluara inovative dhe teknologjike duke prekur sektorin e arsimit, shëndetësisë, shërbimit publik, turizmit etj. Një nga risitë e Axhendës dixhitale është edhe vëmendja dhe hapësira që i kushton nivelit vendor të qeverisjes, si niveli më afër komunitetit duke prezantuar potencialet e TIK për optimizimin e shërbimit ndaj qytetarëve.
Grupet e interesit shprehën gjatë kësaj tryeze konsultative opinionet dhe mendimet e tyre me qëllim garantimin e gjithëpërfshirjes së nevojave dhe objektivave të tyre.
Minstri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike Znj. Milena Harito theksoi gjatë fjalës së saj objektivat dhe anagazhimet e qeverisë për të realizuar qasjet më të mira teknologjike në raport me kontekstin shoqëror dhe ekonomik të vendit, me synimin për të patur një shoqëri të zhvilluar dhe të bazuar në inovacion dhe teknologji.
Shkarko Draft Strategjinë e Axhendës Dixhitale të Shqipërisë 2014-2020
TRYZË KONSULTATIVE PËR STRATEGJINË E AXHENDËS DIXHITALE TË SHQIPËRISË 2014-2020

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more