DLDP dhe PLGP/USAID organizuan në datën 23 Tetor 2014, një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të qeverisjes vendore, Ministrisë të Shtetit për Çeshtjet Vendore, përfaqësues të programeve që veprojnë në fushën e decentralizimit dhe qeverisjes vendore si dhe donatorë. Tryeza kishte si qëllim konsultimin e disa çështjeve lidhur me reformat decentralizuese, me përfaqësues të grupeve të interesit. Diskutimet u përqendruan rreth:
- Situatës së Reformës Administrative Territoriale dhe çështjet e tranzicionit
- Diskutim mbi çështjet e lidhura me Paketën fiskale të Qeverisë dhe Buxhetin 2015
- Diskutim mbi Strategjinë e re të Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore;
- Diskutim mbi ndryshimet e propozuara në ligjin organik “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes Vendore në Shqipëri”.
Kryetar dhe përfaqësues të Njësive të Qeverisjes Vendore partnere të programeve DLDP dhe PLGP/USAID, shprehën qendrimet e tyre në lidhje me çështjet e shtruara për diskutim, duke vendosur theksin në nevojën e rritjes së hapësirave për veprim të qeverisjes vendore. Zvogëlimi i numrit të njësive të qeverisjes vendore krijon mundësi për forcimin e qeverisjes vendore, por nga ana tjetër është tejet e rëndësishme të qartësohen funksionet ekzistuese të qeverisjes vendore nga njëra anë dhe të krijohen mekanizmat e nevojshëm financiar të cilat mundësojnë qeverisjen vendore të ushtrojnë në mënyrë efektive funksionet, duke siguruar shërbime me cilësi për qytetarët.
DLDP prezantoi edhe raportin mbi diskutimet e mbajtura në Komitetin Koordinues të dldp të datës 9 tetor 2014, të mbajtur në Komunën Bushat, me praninë e Kryetarëve të Bashkive e Komunave bashkëpunëtore të dldp, si dhe të ambasadorit të Zvicrës në Shqipëri.
Kliko këtu dhe shkarko agjendën e plotë
Dldp dhe Plgp / Usaid organizojnë tryeze të rrumbullakët “Sfidat dhe mundesite e decentralizimit”
Kryetar dhe përfaqësues të Njësive të Qeverisjes Vendore partnere të programeve DLDP dhe PLGP/USAID, shprehën qendrimet e tyre në lidhje me çështjet e shtruara për diskutim, duke vendosur theksin në nevojën e rritjes së hapësirave për veprim të qeverisjes vendore. Zvogëlimi i numrit të njësive të qeverisjes vendore krijon mundësi për forcimin e qeverisjes vendore, por nga ana tjetër është tejet e rëndësishme të qartësohen funksionet ekzistuese të qeverisjes vendore nga njëra anë dhe të krijohen mekanizmat e nevojshëm financiar të cilat mundësojnë qeverisjen vendore të ushtrojnë në mënyrë efektive funksionet, duke siguruar shërbime me cilësi për qytetarët.
DLDP prezantoi edhe raportin mbi diskutimet e mbajtura në Komitetin Koordinues të dldp të datës 9 tetor 2014, të mbajtur në Komunën Bushat, me praninë e Kryetarëve të Bashkive e Komunave bashkëpunëtore të dldp, si dhe të ambasadorit të Zvicrës në Shqipëri.
Kliko këtu dhe shkarko agjendën e plotë
Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more