Kompanitë e Teknologjisë së Informacionit inkurajohen të ofrojnë shërbime për të përmirësuar funksionimin e qeverisjes vendore

 Një Konferencë për modernizimin e qeverisjes vendore përmes e-shërbimeve dhe Panair  për TIK u  organizuan në mjediset e Hotel Rogner

 

E enjte, 10 Korrik, Tiranë – Përdorimi i zgjidhjeve të TIK dhe të e-qeverisjes ishte tema e konferencës dhe panairit të organizuar në Hotel Rogner. Ftuar nga Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe Zyra e Bashkëpunimi Zviceran në Shqipëri përmes Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (dldp), konferenca prezantoi dhe diskutoi rrugët për modernizimin e qeverisjes vendore në Shqipëri. E-qeverisja për qeverisje të hapur dhe transparente, ndërveprimi midis pushtetit qendror dhe vendor, dhe partneriteti publik-privat me ofruesit e shërbimeve të TIK ishin çështjet kryesore të diskutuara nga prezantuesit dhe pjesëmarrësit.

 

“Unë besoj se ne mund të ndërtojmë mbi një sasi të konsiderueshme faktesh që deshmojne se platformat elektronike kontribuojnë për të lehteeusar proceset e qeverisjes, përmirësojne komunikimin me qytetarët, rrisin transparencen dhe llogaridhënien me qëllimin final qeverisje më të mire dhe qytetarë më të kënaqur”, tha Holger Tausch, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën Zvicerane dhe Drejtori i Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri. “Unë jam i inkurajuar  nga rivendosja e fokusit nga ana e Qeverisë në rritjen dhe promovimin e shërbimeve dixhitale dhe elektronike për qytetarët dhe bizneset. Duke bashkuar pikat tona të forta institucionale dhe me përkushtim ndaj strategjive kombëtare për të cilat kemi rënë dakord, unë jam i sigurt se shumë zgjidhje të reja do të jenë efikase në nivelet e qeverisjes vendore”, vazhdoi përfaqësuesi zviceran.

Në fjalën e saj Ministrja  e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj. Milena Harito theksoi vizionin e ri dhe motivimin që Qeveria ka për përshpejtimin e TIK-ut dhe qeverisjes elektronike me qëllim rritjen e transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve nga strukturat e administratës publike. “Ajo që dua t’ju transmetoj sot është mënyra se si do të zhvillohet ndërthurja e TIK në të gjithë shërbimet publike. Ne jemi në një stad të ri sot, ku të gjitha shërbimet për qytetarët të jenë online. Nëse nuk kalojnë online, duhet të jenë të paktën të mbështetura fuqimisht me teknologji dhe për të përmirësuar mënyrën sesi këto shërbime i ofrohen qytetarëve. ”, tha Ministrja Harito. [kliko këtu për më tepër]

Konferenca vijoi me prezantime nga përfaqësuesit dhe ekspertët e institucioneve qeveritare dhe ndërkombëtare, si AKSHI, QKR, programi per qeverisjen vendore – PLGP/USAID, eksperte të DLDP, etj. U prezantuan dhe diskutuan praktika të mëparshme të mira në lidhje me e-qeverisjen dhe gjatë seancës përmbyllëse bizneset private të TIK patën mundësinë për të paraqitur produktet dhe shërbimet prej të cilave mund të përfitojë qeverisja vendore. Në fund të konferencës u ofrua një listë me konkluzione dhe rekomandime për hapat e mëtejshëm. 

Veprimtaria u mbyll me një Panair të TIK ku kompanitë private patën mundësinë që të shfaqin avantazhet e tyre dhe të ofrojnë bashkëpunim për institucionet shtetërore. Partneritetet publike-private janë parë si një mënyrë efikase për të prezantuar  e-shërbime më të mira në të gjithë ofruesit e shërbimeve qeveritare. 

Pritet që Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit të ketë një rol në rritje në ofrimin e shërbimeve qeveritare dhe Programi për Decentralizim dhe Zhvillimim Vendor (DLDP) i Bashkëpunimit Zviceran ka zbatuar disa zgjidhje të tilla novatore si One Stop Shop në shtatë njësi të  qeverisjes vendore në Shqipërinë Veriore, faqet e internetit për njësitë e qeverisjes vendore dhe trajnim për e-qeverisje për bashkitë dhe komunat. Nga ana tjetër, qeveria përmes Ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike ka përcaktuar tri prioritete që përfshijnë shtimin e shërbimeve dixhitale dhe elektronike për qytetarët, futjen masive të TIK-ut në arsim, dhe konsolidimin e infrastrukturës dixhitale në të gjithë Shqipërinë.

 

Shkarko prezantimet:
AKSHI – nderveprimi ealbania
DLDP – funksionet vendore – zgjidhjet TIK
FLAG Presentation eGov Fair
PLGP për e-Qeverisjen
QKR Prezantimi