dldp zgjedh propozimet më të mira në fushën e menaxhimit të mbetjeve

 Programi për Zhvillim Lokal dhe Decentralizim – dldp,  organizoi me datën 4 korrik 2014 konkursin për propozimet më të mira mes organizatave partnere që ofrojnë  ide inovative në fushën e menaxhimit të mbejetjeve të ngurta. Këto projekt propozime do të zbatohen në 4 njësitë e qeverisjes vendore Dajç, Shkodër, Lezhë dhe Pukë gjatë 12 muajve në vijim.
Pjesëmarrës në këtë konkurs ishin drejtues e ekspertë nga organizatat e angazhuara në programin e dldp që operojnë në fushën e menaxhamit të mbetjeve, kryetarë të NJQVve, përfaqësues të Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Shqiperi, ekspertë ndërkombëtarë në fushën e menaxhimit të mbetjeve, si dhe stafi i dldp.

Kriteret bazë të vlerësimit të projekteve, ishin: përqasja e realizueshmërisë së projektit, idetë inovative në fushën e menaxhimit të mbetjeve, si dhe analiza e kostos dhe përfitueshmërisë së shërbimeve të projekteve të paraqitura. Për vlerësimin e projekteve u ngrit një juri prej 3 anëtarësh, që përbëhej nga një ekspert ndërkombëtar në fushën e menaxhimit të mbetjeve, një përfaqësues nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri, si dhe nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, në varësi të zones së aplikimit të projektit. 5 organizata Co-plan, URI, EDEN, Milieukontakt dhe AGC prezantuan propozimet e tyre për 4 projektet: “Riciklimi dhe standartet e shërbimit në bashkinë Shkodër”, “Riciklimi dhe financimi I shërbimit në Bashkinë Lezhë”, “Bashkëpunimi ndërvendor dhe kompostimi individual në rrethin e Pukës” si dhe “Kompostimi dhe bujqësia në komunën e Dajçit”. Në fund të këtij procesi, juria bëri edhe vlerësimin e propozimeve më të mira. Propozimet fituese ishin ai I Coplan për Pukën, URI për Lëzhën, AGC për Shkodrën dhe Milieukontakt për Dajçin.

Informacion më të detajuar për të gjitha propozimet mund të gjeni në link-un më poshtë.
http://www.km.dldp.al/dldp-selects-best-proposals-in-waste-management-sector/?lang=sq