Konferenca Kombëtare “Sektori i menaxhimit të mbetjeve, sfida dhe mundësi”

Tiranë, e Martë 20 Maj 2014 – Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal i finacuar nga Zyra e  Bashkëpunimit Zviceran në bashkëpunim me projektin SELEA të financuar nga BE, organizuan Konferencën Kombëtare “Menaxhimi i mbetjeve, sfidat dhe mundësitë”, për të sjellë në nivel kombëtar çështjet dhe mundësitë në lidhje me menaxhimin e mbetjeve.
Konferenca u organizua nëpërmjet bashkëpunimit të Qeverisë Shqiptare, Ambasadës së Zvicrës dhe Delegacionit të BE-së në Shqipëri, i cili ka ndihmuar në përgatitjen dhe zbatimin e politikave për mjedisin e qeverisjen e mirë.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin  zyrtarë nga Ministria e Mjedisit, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, drejtues të komunave dhe bashkive që kanë krijuar praktika pozitive nëpërmjet mbështetjes së dldp dhe qeverisë së Zvicrës, programe të tjera dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ministria e Mjedisit dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore konsiderohen si aktorë kryesorë në harmonizimin e reformave të sapofilluara, ndërkohë që hapësirë iu la edhe eskpertëve të qeverisjes dhe mjedisit të cilët evokuan rëndësinë e e mjedisit në zhvillimin e qëndrueshëm.
“Menaxhimi i Mbetjeve shkon përtej çështjes së mjedisit. Ai ndikon mbi shëndetin dhe turizimin.Unë besoj se ka një konsesus midis qeverisë, donatorëve dhe shoqërisë civile mbi nevojën për të përmirësuar menaxhimin e mbetjeve. Ka tashmë një Ligj mbi Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve si dhe legjislacion dhe rregulla që e shoqërojnë, të cilat janë krijuar në bashkëpunim me Bashkimin Evropian. Kjo krijon një bazë të mirë nga mund të fillohet. Sidoqoftë, draftimi dhe zbatimi i ligjit duhet të shkojnë dorë pas dore”- tha në fjalën e tij  Z. Holger Tausch, i ngarkuar me Punë në Ambasadën e Zvicrës dhe Drejtor i Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri.
Zv. Ministrja e Mjedisit, Zj. Oliana Ifti përmendi gjatë fjalimit të saj se Qeveria prej disa kohësh e ka bërë menaxhimin e mbetjeve një prioritet. Znj. Ifti përmendi progresin e madh të arritur në përmirësimin e kuadrit ligjor dhe përafrimin e tij me legjislacionin evropian.
Z. Clive Rumbold, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri theksoi rritjen ekonomike të qëndrueshme si sfida kryesore e kohës. “Rritja e qëndrueshme ekonomike kërkon një ekuilibër mes mirëqenies ekonomike dhe mjedisit. BE-ja është ngritur mbi parimin e sfidave moderne – duke kombinuar rritjen ekonomike me qëndrueshmërinë e burimeve”- tha Z.Rumbold. 
Ministri Shtetit për Çështjet Vendore Z.Bledi Çuçi theksoi rëndësinë e vendosjes së standarteve minimale të shërbimit të cilat duhet të jenë detyruese për njësitë e qveisjes vendore
Qëllimi i konferencës ishte për të shellë në nivel kombëtar disa shembuj të mirë se si qeveria vendore në Shkodër dhe Lezhë e ka trajtuar menaxhimin e mbetjeve. Menaxhimi i mbetjeve pritet të ndikohet nga decentralizimi dhe reforma e re territoriale e lancuar nga Qeveria. Një Grup Pune ndër-ministror mbi Menaxhimin e Mbetjeve, nën udhëheqjen e Ministrisë së Mjedisit u krijua pas urdhërit të Kryeministrit Rama dhe në linjë me Planin Kombëtar mbi Mbetjet. Përvec shembujve të qeverisë vendore, konferenca përfshiu reagime nga ministri të tjera dhe donatorë ndërkombëtarë. Rekomandimet që vijnë nga shembuj realë dhe nga ekspertë të fushës pritet të kontribuojnë në  strategjinë e ardhshme të decentralizimit në lidhje me menaxhimin e mbetjeve.