Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Programin për Zhvillim Lokal dhe Decentralizimin (dldp) organizuan me dt. 26 Mars 2014, lançimin e fushatës për zbatimin e një skeme të re për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në qytetin e Shkodrës dhe promovimine riciklimit. Së bashku me Institucionin e Prefektit të Qarkut Shkodër dhe Drejtorinë Arsimore Shkodër, Bashkia Shkodër synon që ta shtrijë këtë skemë grumbullimi të mbetjeve të riciklueshme në të gjitha shkollat, institucionet, bizneset prodhuese të qytetit të Shkodrës si dhe në bizneset e shërbimeve (Bar-kafe dhe restorantet) sidomos në rrugët pedonale të qytetit.
Nën logon “SHKODRA RICIKLON! Kush riciklon vetëm fiton!”, ftohen të gjithë qytetarët t’i bashkohen kësaj nisme për një qytet më të pastër, duke i dhënë vlerë materialeve të riciklueshme. Skema parashikon shitjen nga qytetarët të mbetjeve të tyre të riciklueshme në dy pika grumbullimi në qytet, si dhe grumbullimin në bazë të një grafiku të caktuar të mbetjeve të riciklueshme nga shkollat, bizneset dhe institucionet përkundrejt vleftës së tyre monetare. Nëpërmjet kësaj iniciative synohet përfshirja e gjithë qytetarëve, institucioneve, shkollave dhe bizneseve në një skemë të diferencuara grumbullimi ku materiale të tilla të riciklueshme si letra, kartoni, plastika dhe kanaçet do të blihen me vlerën e tregut. Në këtë mënyrë qytetarët përfitojnë një sasi lekësh nga riciklimi i mbetjeve të tyre urbane, biznesi privat i riciklimit siguron më shumë lëndë të parë, bashkia kursen nga ulja e sasive të mbetjeve që do të transportohen dhe depozitohen për në landfill. Në këtë mënyrë të gjithë përfitojmë një qytet më të pastër, një shërbim më cilësor dhe me kosto më të ulët për qytetin.
Paralelisht me mbështetjen me infrastrukturën e nevojshme dldp dhe bashkia Shkodër do të mbështesin edhe aktivitete të informimit dhe komunikimit me synimin e rritjes së efektivitetit dhe efiçencës së skemës së grumbullimit të diferencuara të mbetjeve.
“SHKODRA RICIKLON! Kush riciklon vetëm fiton!” – Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Programin për Zhvillim Lokal dhe Decentralizimin (dldp)
Nën logon “SHKODRA RICIKLON! Kush riciklon vetëm fiton!”, ftohen të gjithë qytetarët t’i bashkohen kësaj nisme për një qytet më të pastër, duke i dhënë vlerë materialeve të riciklueshme. Skema parashikon shitjen nga qytetarët të mbetjeve të tyre të riciklueshme në dy pika grumbullimi në qytet, si dhe grumbullimin në bazë të një grafiku të caktuar të mbetjeve të riciklueshme nga shkollat, bizneset dhe institucionet përkundrejt vleftës së tyre monetare. Nëpërmjet kësaj iniciative synohet përfshirja e gjithë qytetarëve, institucioneve, shkollave dhe bizneseve në një skemë të diferencuara grumbullimi ku materiale të tilla të riciklueshme si letra, kartoni, plastika dhe kanaçet do të blihen me vlerën e tregut. Në këtë mënyrë qytetarët përfitojnë një sasi lekësh nga riciklimi i mbetjeve të tyre urbane, biznesi privat i riciklimit siguron më shumë lëndë të parë, bashkia kursen nga ulja e sasive të mbetjeve që do të transportohen dhe depozitohen për në landfill. Në këtë mënyrë të gjithë përfitojmë një qytet më të pastër, një shërbim më cilësor dhe me kosto më të ulët për qytetin.
Paralelisht me mbështetjen me infrastrukturën e nevojshme dldp dhe bashkia Shkodër do të mbështesin edhe aktivitete të informimit dhe komunikimit me synimin e rritjes së efektivitetit dhe efiçencës së skemës së grumbullimit të diferencuara të mbetjeve.
Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more