Me dt.1 nëntor 2012, dldp organizoi në ambientet e Hotel Tirana international në Tiranë, një Workshop planifikues për mbështetjen që do të japë në fushën e menaxhimit të mbeturinave përgjatë vitit 2013.
Merrnin pjesë në këtë Workshop përfaqësues të Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri, Ministrisë Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, përfaqësues të organizatave të huaja, donatorëve, të NjQVve dhe qarqeve Shkodër e Lezhë si dhe organizatave partnere të dldp.
Drejtori I SCO-A z.Holger Tausch duke hapur këtë takim të rëndësishëm falenderoi pjesëmarrësit dhe siguroi mbështetjen e Zvicrës për zhvillimin e mëtejshëm të decentralizimit në Shqipëri.
dldp prezantoi aktivitetet e kryera, modelet e zhvilluara, arritjet dhe sfidat për punën e kryer në sektorin e mbetjeve deri në fund të Tetorit 2012. Gjithashtu u propozua edhe qasja me të cilën programi do t’i përgjigjet rekomandimeve të konferences Kombetare ”Menaxhimi Lokal dhe Rajonal i Mbetjeve në Shqipëri” për aktivitet afat shkurtër dhe identifikimin e trendeve për një periudhë afat-mesme përtej 2013.
Folësit e shumtë që e morën fjalën theksuan rëndësinë e sektorit dhë në të njëjtën kohë vështirësitë me të cilat përballet ky sektor si mungesa e standarteve dhe financimeve apo burimeve të kufizuara.
Zv.Ministri Mjedisit z.Taulant Bino, në fjalën e tij pasi vlerësoi manualin e publikuar në kuadër të dldp si një kontribut për të gjitha NjQVtë theksoi rëndësinë e aktualizimit të tij si një dokument pune. Z.Bino kërkoi përfshirjen e programit dldp në mbështetjen me asistencë teknike për institucionet qendrore që do të merren me llogaritjen e kostos. Edhe përfaqësuesi I MPPT-së, z.Isa Memia shtroi kërkesën për mbështetjen në hartimin e një metodologjie për llogaritjen e kostos dhe tarifave.
Diskutantët e tjerë që e morën fjalën hodhën dyshime për rolin e qarkut në plotësimin e detyrimeve të tij në zinxhirin e institucioneve që merren me menaxhimin e mbeturinave si dhe vështirësitë e NjQVve në grumbullimin e tarifave.
Gjatë vitit 2013 dldp do të tentojë të punojë në të tre nivelet: lokal, rajonal dhe kombëtar. Në nivelin lokal puna do të përqendrohet në konsolidimin e arritjeve duke forcuar kapacitetet lokale në çështje të caktuara dhe përmirësimi i kushteve përbashkëpunim ndërvendor. Në nivelin rajonal forcimi i dialogut rajonal si një platformë politike dhe dijesh si dhe shpërndarje të njohurive nga njëra anë, do të plotësohen edhe me përsëritjen e mëtejshme e studimit të optimizimit si dhe pilotimi i mësimeve të nxjerra për zbatim rajonal nga ana tjetër. Në nivel kombëtar krijimi i një grupi trajnerësh dhe një kurrikule të konsoliduar në planifikim lokal si dhe kontribut në platformën rregulluese kombëtare përmes një qasjeje nga lart –poshtë.
Duke qënë se menaxhimi I mbetjeve është shumë kompleks, ai ka nevojë për një vizion afatgjatë me objektiva të qarta dhe mbështetje më të madhe. Për këtë duhet marrë në konsideratë edhe përfshirja e aktorëve të tjerë si SECO.
Programi dldp në ditët në vijim do të përgatisë planin operacional të veprimeve për t’a prezantuar më pas për miratim në mbledhjen e Komitetit Drejtues.
Workshop planifikues i dldp për menaxhimin e mbeturinave urbane

Related posts
New functions and monitoring of performance indicators for LGUs
Read more
Funksionet e reja dhe monitorimi i treguesve të performancës tek NJQV
Read more
National Competition of Best Local Practices 2016
Read more